Parashikimi i motit për javën e ardhshme, çfarë ndodh me temperaturat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe për këtë javë që presim përpara vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Thënë kjo pasi edhe pse ndodhemi në muajin Korrik (për pak ditë në pikun e verës) sipas hartave meteorologjike të projektuara ditët e mirëfillta me diell dhe temperatura të larta janë ende largë.

Megjithatë siç u përmend edhe më lartë, vendi do të ndikohet nga kushte (në tërësi) relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet për të gjithë javën me kthjellime por duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat e dendura do të jenë të përqëndruara kryesisht në relievet kodrinore dhe malore të vendit.

Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar.

Për shkak rrezatimit të fortë diellor kombinuar me lagështirën në ajër reshjet konvektive të kësaj periudhe në disa zona do të jenë edhe në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave të rrëmbyeshme. Këto reshje zakonisht shoqërohen edhe me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Për adhuruesit e plazhit përgjatë vijës bregdetare (por edhe pjesërisht ultësira perëndimore) moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Gjithashtu edhe temperaturat në mesditë do të mbeten në vlerat 32-34 grad celcius pavarsisht vranësirave dhe reshjeve të mesditës dhe pasdites.

Të fundit

Zjarret, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me...

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela rrëzoi kërkesën e Metës për...

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Lajme të tjera

Web TV