Politika në zi! Ndërron jetë ish-presidenti i njohur (Emri+Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë sot në moshën 81-vjeçare ish-presidenti i Republikës së Serbisë, ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Milan Milutinoviç. Këtë informacion e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Politika në zi! Ndërron jetë ish-presidenti i njohur (Emri+Foto)

“Ai ka kryer funksionet më të rëndësishme në periudhën më të vështirë të historisë së Serbisë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen dhe miqtë e tij,”– ka shkruar ai.

Kush ishte Milan Milutinoviç?

Ai lindi në Beograd më 19 dhjetor 1942. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në Beograd, ndërsa në vitin 1965 u diplomua në Fakultetin Juridik.

Në moshën 20-vjeçare ka qenë anëtar i kryesisë së Shoqatës së Rinisë Socialiste, përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare. Më vonë u bë anëtar i këshillit politiko-shoqëror të Kuvendit Federal dhe njëkohësisht kryetar i Komitetit Komunal të Bashkimit të Komunistëve të Vraçarit dhe anëtar i Komitetit të Qytetit të SK Beogradit.

Kjo u pasua nga posti i Sekretarit të Republikës për Arsimin dhe Shkencën. Më pas, u emërua drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Serbisë nga viti 1983 deri në vitin 1989.

Në kohën e Sllobodan Millosheviçit, Milan Millutinoviç ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij, me të cilin u nda menjëherë pas 5 tetorit.

Pas ardhjes së Millosheviçit në pushtet në Serbi (1987), Millutinoviç zuri një pozicion në Sekretariatin Federal të Punëve të Jashtme si ndihmës shef i Administratës së Shtypit.

Në Hagë, ku u dorëzua në janar 2003, Millutinoviq u akuzua për krime kundër shqiptarëve gjatë luftë së Kosovës në gjysmën e parë të vitit 1999. Pas gjashtë vjetësh, gjykata e liroi atë nga akuzat.

Në shkurt 2009, Tribunali i Hagës e liroi Millutinoviçin nga të gjitha akuzat kundër tij.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV