IEA: Çmimet e energjisë mund të rriten këtë dimër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e energjisë mund të rriten këtë dimër, duke i detyruar qeveritë të ndërhyjnë dhe të subvencionojnë sërish faturat, ka thënë kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Nëse ekonomia kineze forcohet shpejt dhe dimri mund të jetë i ashpër, çmimet e gazit mund të rriten, duke ushtruar presion mbi konsumatorët, tha Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (International Energy Agency, IEA).

Ai shtoi se qeveritë, duhet të nxisin kursimin e energjisë dhe nxitjen e burimeve të rinovueshme.

Megjithatë, një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, tha se faturat vjetore të energjisë do të bien mesatarisht me 430 £ këtë muaj.

Çmimet e gazit u rritën pas pushtimit rus të Ukrainës, duke rritur faturat e energjisë në mbarë botën.

Më pas, një numër qeverish ndërhynë me mbështetje për familjet, përfshirë në MB, në përpjekje për të zbutur goditjen ndaj konsumatorëve.

IEA është një agjenci, që punon me qeveritë dhe industrinë, për të ofruar të dhëna, analiza dhe për të rekomanduar politika.

Birol tha se shumë qeveri europiane, kanë bërë “gabime strategjike”, duke përfshirë një mbështetje të tepruar tek Rusia për energji, dhe se politika e jashtme ishte “mbytur” nga vendimet tregtare afatshkurtra.

Ai tha se këtë dimër “nuk mund të përjashtojmë” një rritje tjetër të çmimeve të gazit.

“Në një skenar ku ekonomia kineze është shumë e fortë, blen shumë energji nga tregjet dhe kemi një dimër të ashpër, mund të shohim presion të fortë në rritje për çmimet e gazit natyror, i cili nga ana tjetër do të sjellë një barrë shtesë për konsumatorët. ” tha ai.

Ekonomia e Kinës, iu rikthye rritjes, pas heqjes së kufizimeve për Covid, por së fundmi është ngadalësuar.

Agjencia e vlerësimeve S&P Global, këtë javë uli parashikimin për rritjen ekonomike të Kinës, duke thënë se “ekziston rreziku, që rimëkëmbja e Kinës të humbasë vrullin, mes besimit të dobët midis konsumatorëve dhe në tregun e banesave”.

Bankat e investimeve, përfshirë Goldman Sachs, kanë ulur gjithashtu parashikimet për rritjen e ekonomisë së Kinës.

Megjithatë, z. Birol tha se qeveritë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, duhet “të vazhdojnë të nxisin masat për të kursyer energjinë, veçanërisht kur të fillojë dimri”.

Ata gjithashtu duhet të nxisin teknologjitë e rinovueshme në mënyrë, që ata “të shohin dritën e ditës sa më shpejt të jetë e mundur” dhe të shkurtojnë kohën, që u duhet për të marrë lejet dhe të kërkojnë “opsione alternative të energjisë”, tha ai.

Birol tha se “nuk do të përjashtonte ndërprerjet e energjisë” këtë dimër.

“Ne nuk e dimë ende, se sa fort do të rimëkëmbet ekonomia kineze,” tha ai.

National Grid tha dimrin e kaluar, se ndërprerjet e shkurtra të energjisë elektrike, ishin një mundësi, por për fat të mirë kjo nuk ishte e nevojshme.

Një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tha: “Ne shpenzuam miliarda për të mbrojtur familjet, kur çmimet u rritën gjatë dimrit, duke mbuluar pothuajse gjysmën e faturës së energjisë elektrike të një familjeje mesatare, vlerë e cila do të bjerë me rreth 430 £ mesatarisht, duke filluar nga ky muaj.”

Lexo edhe :  Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

Faturat e brendshme të gazit dhe energjisë elektrike në Mbretërinë e Bashkuar, ranë në fundjavë pasi një ndryshim në kufirin e çmimit të energjisë, hyri në fuqi, dhe një rënie e mëtejshme, më e vogël, pritet këtë dimër.

Megjithatë, me faturën vjetore të energjisë së një familjeje mesatare, rreth 2000 £, kostot janë ende shumë më të larta se norma para pandemisë.

Javën e kaluar kreu i Centrica, i cili zotëron British Gas, paralajmëroi se faturat e energjisë ka të ngjarë të qëndrojnë të larta për të ardhmen e parashikueshme.

 

Licencat e naftës

Lufta e Rusisë në Ukrainë çoi në një vrull të eksplorimit të karburanteve të reja fosile dhe Britania e Madhe kundërshtoi paralajmërimet për klimën, duke lëshuar një raund të ri licencimi për naftën dhe gazin e Detit të Veriut.

Më shumë se 100 aplikime janë paraqitur, për shpime për naftë dhe gaz të ri në Detin e Veriut.

Kjo ishte në kundërshtim me shkencëtarët ndërkombëtarë të klimës, që thonë se projektet e karburanteve fosile duhet të mbyllen, jo të zgjerohen.

Ata thonë se nuk mund të ketë projekte të reja, nëse do të ketë një shans për të mbajtur rritjen e temperaturës globale nën 1.5°C.

Birol tha se “nëse bota është serioze” për “kauzën e klimës”, atëherë “ne duhet të reduktojmë ndjeshëm përdorimin e naftës dhe gazit në vitet e ardhshme”.

Nëse ne mund të reduktojmë konsumin, fushat ekzistuese të naftës dhe gazit, do të jenë të mjaftueshme për të përmbushur kërkesën në rënie, shtoi ai.

Ai tha se ka diskutime me drejtuesit ekzekutivë të kompanive të naftës në Mbretërinë e Bashkuar.

Fusha Rosebank në Detin e Veriut, e cila ka potencialin për të prodhuar 500 milionë fuçi naftë, mund të miratohet nga qeveria brenda javësh.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se ishte “e angazhuar për të arritur emetime neto zero, deri në vitin 2050, dhe tashmë ka bërë një rrugë të gjatë për të arritur këtë objektiv, duke ulur emetimet më shpejt se çdo vend tjetër i G7, duke mbajtur ekonominë në rritje dhe me burime të ulëta karboni, si burimet e rinovueshme dhe ato bërthamore, të cilat përbëjnë gjysmën e prodhimit të energjisë elektrike në Mbretërinë e Bashkuar”.

Por, një zëdhënës shtoi se “kalimi në energji më të pastër, nuk mund të ndodhë brenda natës dhe ne do të vazhdojmë të kemi nevojë për naftë dhe gaz, gjatë dekadave të ardhshme, siç është bërë e njohur edhe nga Komiteti i pavarur i Ndryshimeve Klimatike”.

Emma Pinchbeck, drejtuesja ekzekutive e Energy UK, e cila përfaqëson kompanitë britanike të energjisë, tha se zgjidhja afatgjatë për faturat e larta, “është investimi në burimet e rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë, për t’u siguruar që nuk jemi të varur nga paqëndrueshmëria e gazit ndërkombëtar”.

“Ne presim investime në më shumë infrastrukturë në burime të rinovueshme, si dhe efikasitetin e energjisë dhe teknologjitë alternative, për të ofruar fatura më të lira në afat të gjatë. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme, që të lëvizim shpejt, veçanërisht me rritjen e konkurrencës ndërkombëtare për këto teknologji.” / BBC

Të fundit

Njëshi, send i kotë!

Frrok Çupi Vladimir Majakovski, gjeorgjiani i famshëm, poet e artist, dramaturg e aktor…, këto fjalë i shkroi para një shekulli,...

Sot dy muaj nga arrestimi, Erion Veliaj: Jam ende pa akuzë prej një anonimi

Sot bëhen dy muaj nga arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka bërë një reagim në Facebook, duke thënë...

Reagim dhe koordinim, Emergjencat Civile stërvitje ndërkombëtare në Shkodër

Tetë agjenci të emergjencave civile të rajonit dhe BE po zhvillojnë në Shkodër një stërvitje të përbashkët, e para e këtij lloji në vendin...

Një muaj pa mirëmbajtje, rruga drejt Thethit rrezikon bllokimin nga gurët

Rruga që të çon drejt një prej destinacioneve më të kërkuara turistike malore, fshatit të Thethit, rrezikon të bllokohet nga rrëshqitjet e gurëve masive...

A e dini pse stjuardesat ju presin te dera kur hipni në aeroplan?

Shkallëve teksa ngjitemi në aeroplan dhe nisesh drejt vendit tënd, ekuipazhi te dera të përshëndet me buzëqeshje dhe ngrohtësi. Por pse ndodh kjo? Kjo është...

Lajme të tjera

Web TV