“Gati paketa”/Rama thirrje të rinjve:Mos u largoni, punësohuni në agjencitë për satelitët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në prezantimin pas monitorimit të territorit nga satelitët Albania 1 dhe Albania 2, u berri thirrje të rinjve në vend që t’i bashkohen skuadrës në fushën e teknologjisë pasi do të paguhen më mirë se në çdo kompani private.

Rama tha se qeveria ka gati një paketë të re në mënyrë që çdo i ri shqiptar të punësohet pranë këtyre institucioneve, ku citoi “Kush do punojë për shtetin shqiptar për të krijuar një republikë ku mbrojtja kibernetike, imazhet satelitore do të paguhet më mirë se kudo tjetër në rajon, apo sektorin privat”.

“Tani më gjithçka mund të lexohet në kohë reale lidhur me shfrytëzimin e territoreve, ndërtimet pa leje.

Është një proces që kërkon kohë por është jashtëzakonisht pozitiv me shumë kursim në kosto dhe sigurisht me kontribut me financën, me këtë sistem na jep një fuqi në kohë reale.

U fol qartësisht për zjarret, ndërhyrjet në pyje për reflektimin e gjithë të dhënave dhe ajo që është një element i shtuar është që me këto imazhe satelitore mund të marrim lajme shumë të mira, që janë në territor por që nuk i marrim pasi mbushet hapësira me lajme të rrema dhe nuk ke sesi i kundërshton, përveç se me fjalë por tani këto janë radiografi ku mund të shihet shumë qartë sesi funksionon.

Jam i bindur që gjënë më të vështirë që kishim për të vënë në përdorim këto imazhe e kemi sot garanci.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV