Konjufca: Të respektojmë vendimin e Kurtit, do të takohet së shpejti me Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas përfundimit të takimit me kryeministrin Edi Rama, zhvilloi një prononcim për mediat.

Ai tha se vendimi i kryeministrit Albin Kurti, i cili refuzoi takimin me Ramën duhet respektuar, pasi ishte anulimi i mbledhjes së dy qeverive ajo e cila solli dhe një krisje mes marrëdhënieve të dy vendeve.

Konjufca tha se nuk kanë asnjë problem me Shqipërinë, teksa më tej shtoi se dy kryeministrat, Rama dhe Kurti mund të takohen së shpejti.

“Rama i shqetësuar nga presioni ndërkombëtar për Kosovën. Ai e ka presionin me sa duket më shumë se ne. Ne s’kemi probleme me Shqipërinë, duket sikur problemi ka ardhur nga andej jo nga ne. Ata mund të takohen së shpejti edhe pse jo sonte”, ka thënë ai.

I pyetur nëse u konsultua me kryeministrin Kurti para takimit qe zhvilloi me Ramën, Konjufca tha se :Asgjë nuk ndodh pa konsultimet me Kurtin.

“Refuzimi i Kurtit, ka qenë ide e tij dhe duhet respektuar. Marrëveshjet janë nënshkruar dhe ishte dëm i madh që nuk u bë në mbledhjen e qeverive. Ramën e pritën krerët më të lartë shtetërore, nëse do të ishim kundër tij nuk do e takonim. Kërkuam që ta ketë sensin tonë të situatës, Kosovës do e ndihmonte që të kishte përputhshmëri në relacion me çfarë përjetojmë ne nga Serbia. Nëse ne pajtohemi me idenë sesi është qasja e Serbisë ndaj nesh, nëse kemi dallime ne nuk i jemi duke i shërbyer qytetarëve të vendit tonë”, shtoi ai.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot pasdite në Kosovë në kuadër të turit ballkanik që po zhvillon për Procesin e Berlinit që do të mbahet në muajin tetor në Tiranë. Kreu i Qeverisë zhvilloi një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe më pas kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca. Rama mbërriti në Prishtinë pas vizitës në Shkup.

Të fundit

Inteligjenca artificiale na ndihmon të interpretojmë tingujt e kafshëve

Cilido qoftë mendimi juaj për atë që përgjithësisht (dhe shpesh në mënyrë të pahijshme) quhet "inteligjencë artificiale", nuk ka...

Makina që drejton vetë vendos rekord botëror të shpejtësisë!

Një moment historik i ri për lëvizshmërinë autonome është arritur në Qendrën Hapësinore Kennedy: Maserati MC20 Coupé , i pajisur me një shofer AI të zhvilluar nga Universiteti Politeknik i...

Një monografi për artisten Safete Toska, “fisnikja tironse” e këngës qytetare

Nën zërin e mrekullueshëm të këngëtares Safete Toska në sfond, u promovua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit monografia Safete Toska – Fisnikja...

I kemi parë në filmat e Disney/ Makinat fluturuese tashmë janë një realitet!

E keni parë në veprim në sagën Back to the Future dhe Blade Runner , por edhe në Total Recall , Harry Potter dhe madje edhe në një film të vjetër të...

SHBA tërheq trupat?! Makthi i Evropës mund të bëhet realitet

Politikanët evropianë besojnë se SHBA mund të tërheqë rreth 20,000 trupa amerikane nga rajoni, numri që ish-presidenti Joseph Biden përforcoi forcat evropiane në fillim...

Lajme të tjera

Web TV