Studimi: Nxehtësia e tepërt dëmton aftësinë e arsyetimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur mendojmë për valët e të nxehtit tipike të muajve të verës dhe ndikimin e tyre në trup, imagjinojmë rënie të presionit të gjakut, dhimbje koke, marrje mendsh, shkruan focus.it.

Një studim i Shkollës së Shëndetit Publik T.H Chan të Universitetit të Harvardit eksploron këtë aspekt, duke u fokusuar në një nga kategoritë që konsiderohen më pak “të rrezikuara”: të rinjtë.

Studentët që qëndrojnë në konvikte pa ajër të kondicionuar kanë performancë më të dobët njohëse pas zgjimit sesa ata që flenë në një vend të freskët.

Studimi nxjerr në pah pasojat negative të nxehtësisë në ambiente të mbyllura në tru dhe funksionimin e tij në një grup të rinjsh të shëndetshëm.

Ekipi krahasoi dy grupe me përkatësisht 24 dhe 20 studentë, të cilët jetonin në dy konvikte të ndryshme të Bostonit, duke i studiuar gjatë një vale të nxehtë – një seri ditësh të njëpasnjëshme të karakterizuara nga temperatura jashtëzakonisht të larta edhe për sezonin e verës.

I pari qëndroi në një konvikt të viteve 1990 me kondicioner qendror, i dyti në strukturat e viteve 1930-1950 pa kondicioner dhe me pak dritare në çdo mur.

Të gjithë pjesëmarrësit nuk kishin probleme shëndetësore dhe nuk përdornin alkool.

Studimi zgjati 12 ditë radhazi në verën e vitit 2016: 5 temperatura të përputhshme me stinën (mesatarisht 20,4°C), 5 valë të nxehti (temperaturat mesatare të jashtme 33,4°C) dhe dy temperatura në ulje (mesatarisht 28,1 °C).

Me t’u zgjuar, djemtë duhej të kryenin disa teste në celularët e tyre: e para në të cilën duhej të dallonin saktë ngjyrën e disa fjalëve – për të testuar shpejtësinë e përgjigjes dhe aftësinë për t’u fokusuar në stimujt përkatës, në prani të shpërqendrimeve, dhe e dyta bazuar në një sërë pyetjesh aritmetike, për të testuar kujtesën.

Lexo edhe :  Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i qepës

Gjatë valës së të nxehtit, ata që pushonin në ndërtesa me ajër të kondicionuar ishin jo vetëm më të shpejtë për t’u përgjigjur, por edhe më të saktë.

Nga ana tjetër, studentët në konviktet pa kondicioner kishin 13,4% më shumë kohë reagimi dhe 13,3% rezultate më të ulëta në testet e mbledhjes dhe zbritjes.

Ata në përgjithësi shënuan më pak në pesë parametra njohës, duke përfshirë përgjigjet e shpejta dhe memorien.

Për studiuesit, rënia lidhet me faktorët mjedisorë (të tillë si zhurma për shkak të dritareve të hapura) dhe faktorët fiziologjikë (cilësia e ulët e gjumit për shkak të nxehtësisë, hidratimi i dobët).

Rezultatet e studimit do të duhet të merren parasysh, në një botë të karakterizuar nga efektet e ngrohjes globale dhe ku përdorimi masiv i sistemeve të ajrit të kondicionuar vetëm sa përkeqëson emetimet e gazeve serrë.

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV