Dhunuan dy qytetarë, arrestohen 4 pjestarë të familjes së deputetit Rraja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës arrestoi katër persona të gjithë pjestarë të familjes dhe fisit të deputetit socialist Rrahman Rraja, të akuzuar për dhunë ndaj dy kushrinjve nga fshati Borizanë.

Video që solli reagimin e madh qytetar dhe qëndrimi i policisë pas publikimit të pamjeve të xhiruara nga vetë dhunuesit.

Pasditen e së enjtes në një njoftim të shkurtër për mediat policia bëri me dije se kishte shoqëruar në komisariat disa persona për dhunën ndaj dy kushrinjve që ishin ankuar për një gorore në pronësi të fisit Rraja.

Ndërsa ngjarja dukej si një grindje banale, pamjet filmike që tregonin dhunën, ku paradoksalisht autorët e këtyre xhirimeve ishin vetë dhunuesit sollën reagim të fortë qytetar.

Pikërisht pas këtyre publikimeve nga Tirana u nisën drejt Fushë-Krujës efektivë të Forcave RENEA dhe Shqiponja që kryen shoqërimin e tetë personave, ku për katër prej tyre u pre urdhër-arresti. Ndërsa janë shpallur në kërkim tret ë tjerë, mes të cilëve edhe vellai I deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ngjarja

Në Borizanë të Krujës, ku fisi Rraja dhunoi dy persona barbarisht, pasi këta të fundit u ankuan për veprimtarinë e një guroreje në pronësi të vëllait të Rrahman Rrajës ishte pjesë e dhunës dhe djali i deputetit Rraja, Rexhep Rraja.

Janë të paktën 10 persona që sulmojnë dy “shënjestrat” duke i sharë dhe rënë pa pushim me shkopinj në trup e kokë. Njëri prej ‘viktimave’, i cili ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në spital shihet i gjakosur në kokë teksa përpiqet të largohet. Por sërish autorët e sulmit i vihen pas, deri sa një prej tyre bie në tokë. Në sfond dëgjohen zëra që thonë “vrite, vrite” dhe vijojnë gjuajtjet me shkopinj e shqelma. Njëri prej tyre shihet dhe me armë në dorë.

Të arrestuar deri tani janë Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku, Andi Rraja. Kjo nuk është hera e parë që Rrajat përfshihen në konflikte të tilla dhe ngjarje kriminale në atë zonë. Në vitin 2018 ndodhi ngjarja me Rexhep Rrajën, djalin e deputetit I akuzuar për turturë dhe pengmarrje ndaj të dashurës XH.M. historinë me Xhisiela Malokun dhe më pas me Rramazan Rrajën e arrestuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji.

Lexo edhe :  Veliaj:Nuk ka forcë në botë të më ndalojë të bëj fushatë për fitoren e PS-së dhe Ramës

Afër shtëpive të dy prej banorëve të Borizanës, Bilbil Maja dhe Jashar Maja, ka një gurore në emër të Përparim Rrajës, e cila është e licensuar. Sipas informacioneve, nga shpërthimet në gurore atyre u dëmtohen shtëpitë dhe për ktë shkak ata janë ankuar në polici, por nuk është bërë asnjë veprim.

Të dëmtuarit

I plagosuri në sherrin për guroren në Borizanë të Krujës, Jashar Maja tha se shpërthimet e gurores po u dëmtojnë shtëpitë, të cilat i mbijetuan edhe tërmetit të 26 nëntorit.

“Shkuam në lokal të takonim inxhinierin e minave t’i kërkonim t’i zbuste minat se po na shemben shtëpitë. Pa na ardhur kafet, na ardhen 10-15 veta, me shkopinj, me armë, na kanë goditur tmerresisht. Kam njof Xhelal Rrajën, Flamur Rrajën, ai që ka guroren. Kjo është bërë për guroren, kemi protestuar, kemi shkuar në polici. Nuk dimë ku të ankohemi, këtu nuk ka shtet, asgjë. Kanë qenë 3 vjet të armatosur me armë, të tjerët me shkopinj bejsbolli.

Policia ka ardhur pas 2 orësh. Na ka shoqëruar deri në komisariat, jemi vonu shumë, pastaj na sollën në Tiranë. Kam dy të cara në kokë, në shpatull. Kushëririn, Bilbilin e dhunuan më shumë. Ka kokën të çarë, dorën të thyer e dëmtime në shpinë dhe këmbë. Me zor dolëm deri në rrugë. Njoftova policinë ajo erdhi dy orë me vonesë. Me guroret kemi kohë që kemi probleme. Kemi bërë kallzime kemi bërë protesta askush nuk na dëgjoi. Atë që nuk na i beri tërmeti po na i bën gurorja”, është shprehur i dëmtuari.

Njoftimi i policisë

Policia ka njoftuar dje zyrtarisht për arrestimin e 4 personave për horrorin në Krujë, ku mbetën të plagosur dy persona me mbiemër Maja, pas dhunës makabre me shkopinj bejsbolli dhe shqelma ndaj tyre nga anëtarë të fisit Rraja, disa prej tyre të afërm të ish-deputetit të PS Rrahman Rraja. Janë shoqërohen në komisariat 8 autorët e dyshuar, ndërkohë që në pranga kanë përfunduar 4 dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Të fundit

Vëllezërit Hasaj: E vramë Ramazanin se nuk hiqte dorë nga motra e vogël

Zbardhen dëshmitë e dy vëllezërve Klisman dhe Arjon Hasaj, të arrestuar për vrasjen e Ramazan Matajt në Shkodër, ngjarje...

4 këshilla nga pediatrit për të rritur fëmijë të shëndetshëm

Kur çiftet bëhen me fëmijë, e humbasin paksa mendjen, pasi kjo është një eksperiencë e re për ta dhe duhet t’i dedikohen plotësisht krijesave...

Berisha paraqitet në SPAK për zbatimin e masës“detyrim paraqitje”mbështetësit në protestë

Ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paraqitet sot në SPAK. Ai do të zbatojë masën “Detyrim paraqitje” të vendosur nga gjykata. Ndërkohë PD...

Nga Musk te Rubio, Pam Bondi e Robert F. Kennedy Jr, ja ekipi i Trump për mandatin e dytë

Presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump ka zgjedhur t’u besojë postet kyçe në administratën e tij të dytë atyre që ishin ndër mbështetësit e tij...

Meloni do të jetë e vetmja lidere evropiane që do ta përjetojë “live” inaugurimin e Trump

Georgia Meloni është e vetmja kryeministre europiane, e cila do të jetë “e pranishme” sot në Uashington, në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të...

Lajme të tjera

Web TV