Shkarkimi i Çuçit, VOA: Bëhet Ministri i katërt që është shkarkuar nga Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama shkarkoi të shtunën ministrin e Punëve të Brendshme Bledar Çuçi, dhe pritet të propozojë në këtë post kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Zoti Rama njoftoi përmes Twitter-it se do t’i zyrtarizojë këto propozime të hënën pranë Presidentit të Republikës.

Ai nuk dha ndonjë hollësi më shumë mbi arsyet e shkarkimit, madje ashtu si edhe herë të tjera, vlerësoi zotin Çuçi “për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë”.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të opozitës, Gazment Bardhi, e lidhi shkarkimin e ministrit Çuçi me ngjarjet, që ndodhën së fundi në Fushë-Krujë, ku familjarë të deputetit socialist, Rrahman Rraja, dhunuan dy shtetas në një lokal.

Ai shkroi në Twitter se shkarkimi i ministrit Çuçi ishte i merituar, por zoti Rama po e dorëzonte ministrinë e Brendshme në duart e krimit të organizuar, duke lënë të kuptohet se është kundër emrit të ri të propozuar.

“Vetëm në qeverinë e Edi Ramës ndodh që ministrat e Brendshëm të emërohen jo për të luftuar, por për të forcuar dhe konsoliduar më tej lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes“, shënoi zoti Bardhi.

Ndërsa ministri Çuçi theksoi përmes Facebook-ut se për dy vite “punoi në këtë detyrë të vështirë me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik, emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor”.

Po të hënën, krahas propozimeve drejtuar Presidentit për ndryshimin e ministrit të Brendshëm, pritet një mbledhje e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të shqyrtohen procedurat e zëvendësimit të deputetit Rraja, i cili dorëzoi mandatin si ligjvënës, pasi djali dhe vëllezërit e tij kryesuan grupin e dhunuesve kundër dy shtetasve në Fushë Krujë.

Lexo edhe :  Masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm

Pritet që agjendës së kësaj mbledhje t’i shtohet edhe tema e ndryshimeve në qeveri si dhe zëvendësimi i mundshëm i zotit Balla në detyrën e kryetarit të grupit parlamentar.

Pas ish ministrave të brendshëm Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj dhe Aleksandër Lleshaj, ministri Çuçi bëhet ministri i katërt socialist, që shkarkohet nga kjo detyrë gjatë 10 viteve të qeverisjes socialiste.

Pas ndryshimit të ministrit të Brendshëm zakonisht në Shqipëri ndodhin edhe ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë.

Marrë nga VOA

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV