Hetimet për Arben Ahmetajn, SPAK kërkesë në Kuvend për arrestimin e ish-ministrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar sot arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Shkresa ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne pranë Kryesisë së Kuvendit, ku kërkohet arrestimi i Arben Ahmetajt dhe kontrolli i banesës së tij.

Mësohet se SPAK kërkon arrestimin e ish ministrit Ahmetaj, ndërsa ndaj tij ka ngritur akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar proçedimin penal Nr. 277/1 të vitit 2022 për veprat penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” , “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar respektivisht nga nenet 257/a, 260, 245, 287 të K.Penal.
Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, në kuadrin e procedimit penal të mësipërm, ka paraqitur kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit:

• Arben AHMETAJ, i biri i Nevruz dhe i Ferdane, datëlindja 28.06.1969, lindur në Gjirokastër, me nr personal G90628061Q.

Ky shtetas, rezulton se ka marrë cilësinë e personit nën hetim, në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale të:

• “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal,

Lexo edhe :  Zyrtarët amerikanë: Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit

• “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;

• “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.

Brenda dy ditësh, sipas rregullores se Kuvendit, Nikolla pritet të mbledhë Këshillin e Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit.

Të fundit

SPAK sekuestron 100 telefona në një muaj, bastisen zyrat e bashkisë

Përgjatë muajit maj oficerët e bkh-së dhe spak kanë sekuestruar afro 100 telefona celularë. Përfshi ato të zyrtarëve të...

Barcelona dhe Real Madrid vihen në garë për portierin e së ardhmes

Një garë Real Madrid - Barcelona ka nisur në merkato. Bëhet fjalë për një portier premtues. Drejtori sportiv i katalanasve, Deco, po ndjek 23-vjeçarin Lucas...

Blerje shtëpie apo depozitë? Banka e Shqipërisë tregon bilancin e shqiptarëve

Të pasurit një pronë dhe trashëgimia e saj tek brezat pasardhës i ka orientuar shqiptarët t’i investojnë më shumë të ardhurat në pasuritë e...

Sofia Vergara: Nuk dal me dikë që ka më pak para se unë

Sofia Vergara ka rihapur një debat të vjetër rreth parave dhe marrëdhënieve me disa deklarata që nuk kanë kaluar pa u vënë re. Aktorja...

11 maji, PD ankimon rezultatin paraprak të zgjedhjeve për qarkun Kukës

Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të miratuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit, për qarkun Kukës, raporton...

Lajme të tjera

Web TV