I prenë këmbën efektivit të KFOR pas dhunës barbare të serbëve në veri, reagon MB

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupet kriminale serbe pas dhunës së ushtruar në Zveçan prej tensioneve të ashpra, kanë lënduar rëndë një efektiv të KFOR-it, duke e lënduar rëndë ku është dashur amputimi i gjymtyrës së njërës këmbë.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka shprehur keqardhje për ushtarin hungarez të cilit iu pre gjymtyra e poshtme këtë të hënë, pas lëndimit që mori nga ana e grupeve kriminale serbe në Zveçan.

Përmes një postimi në facebook, Mehaj, thekson se grupet kriminale që dhunuan ushtarët e KFOR-it në Zveçan duhet të marrin dënimin e merituar.

Ai shton se dhuna është e papranueshme dhe se askush formë nuk mund të zmbraps ushtrimin e rendit e ligjit në Kosovë.

“Shpreh keqardhjen time me rastin e pranimit të informacionit se ushtarit hungarez të KFOR-it, të lënduar nga ana e grupeve kriminale serbe gjatë protestave në Zveçan, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është dashur që t’i amputohet këmba nga ana e mjekëve të Institutit Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor në Hungari.

Uroj që 26 ushtarët tjerë hungarez të plagosur sa më parë të rikuperohen, e të vazhdojnë angazhimin e tyre në kuadër të misionit të KFOR-it.

Grupet kriminale përgjegjëse për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it duhet të marrin dënimin meritor, ngase dhuna është e papranueshme dhe asnjë formë nuk mund të zmbraps ushtrimin e rendit e ligjit, mjeteve demokratike të pakontestueshme, të drejta e të domosdoshme për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shkruan meja në facebook.

Më 29 maj, dhjetëra ushtarë hungarezë që ishin si pjesë e KFOR-it për mbarëvajtjen e sigurisë gjatë protestave të serbëve në Zveçan u plagosën pasi një grup serbësh i sulmuan me mjete shpërthyese.

Lexo edhe :  671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare hungareze raportoi se 27 ushtarë hungarezë mbetën të plagosur gjatë përplasjes me agresorët serb. Shumica e gardistëve hungarezë tashmë kanë mundur të shkojnë në shtëpi, por gjendja e dy ushtarëve është ende e rëndë dhe ata janë ende duke u trajtuar në spital.

Të fundit

Çfarë do të thotë “gjenocid”? Dhe pse intelektualët po e fajësojnë Izraelin?

“Me zemër të lënduar e them këtë, në Gaza po zhvillohet një gjenocid”, deklaroi David Grossman në intervistën e sotme...

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të Bolonjës (Stazione Centrale di Bologna),...

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është...

Horoskopi ditor, 2 Gusht 2025

Dashi Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do ndiheni për mrekulli. Nëse...

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë pas vdekjes së tij, Adolf...

Lajme të tjera

Web TV