A mund të ishte parandaluar tragjedia në Vilë-Bashtovë?/ Si përgjigjen ekspertët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A mund të ishte parandaluar tragjedia në Vilë-Bashtovë? Kjo ishte pyetja të cilët dy të ftuarit në rubrikën “Opinion” në News24 u përpoqën t’i përgjigjeshin pas vdekjes së babait dhe dy fëmijëve të tij mes dallgëve dy ditë më parë.

Erdit Gega, kreu i Federatës së Vrojtuesve të Plazhit tha se nëse do të kishte pasur vrojtues plazhi ngjarja mund të ishte parandaluar. Ai tregoi dhe mënyrat se si veprohet në rast të një rreziku.

Sipas tij, vetë administratorët e plazhit ka raste që i largojnë vrojtuesit pasi nuk duan t’i paguajnë.

“Nëse do kishte pasur vrojtues plazhi të mirëinformuar dhe të mirë trajnuar, ngjarja mund të ishte parandaluar. Roli i federatës është që të trajnojë dhe certifikojë vrojtuesit e plazhit. Të jenë të aftë fizikisht dhe për të ushtruar profesionin. Detyra e Federatës mbaron te verifikimi dhe vlerësimi. Kërkesa për vrojtues dhe trajnim të tyre vjen nga subjektet. Të rinj të cilët duan ta ushtrojnë këtë profesion vijnë pranë qendrave të Federatës, trajnohen, bëjnë provimin përfundimtar, që janë të aftë të ushtrojnë profesionin.
Edhe vetë vrojtuesit duhet ta pyesin përpara personin në rrezik, të përpiqen të komunikojnë. As plazhistët e tjerë nuk duhet të hyjnë në ujë për ndihmë pa një mjet shpëtues. Ka disa mënyra më pas që vrojtuesit të ndërhyjnë”, tha Gega.

Nga ana tjetër ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, tregoi se korentet detare janë të pranishme dhe në Shqipëri, teksa tregoi se si mund t’i vërejmë apo t’iu largohemi.

“Mbytjet nga rrymat detare janë të pranishme në shumë vende të botës. Krijohen aty ku dallgët kanë ndërprerje. Krijohen rryma uji që lëvizin në drejtim të kundër, jo drejt bregut. Lëvizin deri në 8 metër në sekondë që nuk e arrin asnjë notar. Imagjinoni një rrymë që të shtyn 8 metër në sekondë. Nuk duhet bërë gabimi klasik që duke e kundërshtuar rrymën përgatit fundin tënd sepse harxhon shumë energji dhe rrit probabilitetin e mbytjes.
Unë e kam dalluar disa herë personalisht, por krijohen këto rryma që duken si një rrymë uji në drejtim të kundërt. Në gjendje paniku tenton t’i afrohesh bregut. Rekomandohet që në një situatë të tillë të mos bësh asgjë, të rrish i qetë. Më mirë të çojë në thellësi, por në det më të qetë ku ke mundësi për të komunikuar me vrojtuesin e plazhit dhe në rast se e ndjen se mund të notosh është mirë të lëvizësh paralelisht me bregun. Rryma nuk ka një gjerësi më të madhe se 15 metër. Nëse je në gjendje të notosh 15 metra, del nga zona”, deklaroi Panariti.

Lexo edhe :  Rrahën 20-vjeçarin dhe qëlluan me pistoletë, arrestohen dy vëllezërit në Durrës

Ai tha se nëse subjektet nuk paguajnë vrojtues, atëherë duhet të ndërhyjë shteti sepse është e domosdoshme të kemi vrojtues në të gjithë vijën bregdetare.

Të fundit

Mediu: Vota e diasporës, PS nuk ka vullnet

Deputeti Fatmir Mediu, kryetar i PR-së, për emisionin Sintezë në Neës24, ku është diskutuar mbi të drejtën e votës...

Pentagoni shfaq muskujt, teston raketat balistike ndërkontinentale

Ushtria amerikane ka njoftuar se ka kryer dy teste të raketave balistike ndërkontinentale (ICBM) gjatë tre ditëve të fundit, duke i përshkruar lëshimet si...

Kandidatja shqiptare fitoi, ​Kurti premton rritje të mbështetjes për Preshevën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar kandidaten për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, pasi kjo e fundit doli e para në zgjedhjet e...

Re pluhuri dhe mungesë uji, Rithemelimi denoncon situatën problematike në Vlorë

Dega e Rithemelimit në Vlorë ka denoncuar masakrën mjedisore, si dhe mungesën e ujit në Vlorë, ndërsa sezoni turistik ka nisur. Atird Hoxha, kreu i...

Urimi i Egla Cenos për Sarën e Bardhin, pasi publikuan gjininë e bebit

Sara Gjordeni dhe Bardhi zbuluan sot gjininë e bebit të tyre dhe ata së shpejti do të bëhen prindër të një vajze. Dyshja kanë marrë...

Lajme të tjera

Web TV