Përse themi “shëndet” kur dikush tështin?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo teshtimë, e heshtur apo zhurmuese, përmbyllet me fjalën “shëndet” dhe ndiqet nga urimi “shëndet paç.”

Këto fjalë duket se janë një refleks dhe një reagim automatik. Por, a e keni pyetur veten përse na vjen natyrshëm t’i themi “shëndet” çdo kujt që teshtin, edhe nëse ai është i huaj apo teshtima vjen nga larg?

Ekspertët thonë se refleksi për të thënë “shëndet” pas çdo teshtime i ngulitet njeriut në tru që nga fëmijëria. Njeriu nuk e përkufizon këtë fjalë si një urim, por më shumë si tregues i etikës dhe i sjelljes së mirë.

E njëjta teori qëndron pas urimit “shëndet paç” të cilën e themi në mënyrë automatike si fjalët e tjera: të lutem, faleminderit, apo mirëdita.

Nëse ai që tështin nuk thotë “shëndet paç,” ai ose ajo etiketohen si të pasjellshëm. E njëjta gjë vlen edhe për atë që dëgjon teshtimën dhe nuk reagon ndaj saj.

Origjina e këtij treguesi të sjelljes së njeriut

Në aspektin historik, teshtima perceptohej si një ogur ose paralajmërim nga perënditë. Për shembull, në vitet 590 pas Krishtit, Papa Gregori i Madhërishëm e konsideronte teshtimën si një shenjë e hershme paralajmëruese e murtajës apo epidemive të tjera vdekjeprurëse.

Për rrjedhojë ai dha urdhrin që çdo i krishterë t’i përgjigjej tështimës me një bekim apo urim.

Në lashtësi, njerëzit besonin se tështima ishte një portë që lejonte shpirtrat e këqinj të pushtonin trupin dhe fjala God Bless You (të bekoftë Zoti) i mbante ata larg.

E njëjta ide u përvetësua nga kombësi të ndryshme. Fjalët ndryshonin, por ideja mbetej e njëjtë.

Në Spanjisht njerëzit i përgjigjen tështimës duke thënë Salud (shëndet). Njësoj edhe Gjermanët që përgjigjen me Gesundheit.

Lexo edhe :  Bota po nxehet, bashkë me të edhe truri ynë: Çfarë po na shkaktojnë ndryshimet klimatike

Ekspertët e Harvardit thonë se kur njeriu e përdor fenë dhe aspektet e saj kur ka të vështirë të shpjegojë diçka në mënyrë racionale.

Kjo është arsyeja përse disa kombësi fusin Zotin në reagimin pas teshtimës e disa të tjerë i përmbahen rëndësisë së shëndetit.

Një nga arsyet mjaft të thjeshta përse njeriu thotë ” shëndet” pas çdo teshtime është se këtë mënyrë sjelljeje e ka përvetësuar nga dikush tjetër me një sjellje të mirë.

Kur jemi të vegjël , këtë urim e dëgjojmë nga të rriturit dhe kuptojmë që kjo është mënyra se si duhet të sillemi. E kështu kemi të bëjmë me reagim ngjitës shoqëror.

Ka raste kur fjala shëndet është robotike, por ka raste kur ajo përdoret për t’i uruar atij që teshtiu se ne i urojmë më të mirën dhe siç thotë populli “shëndeti mbi të gjitha.”/AgroWeb

Të fundit

Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!

Aktivistja dhe politikania shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka reaguar përsëri për gjendjen e Partisë Demokratike, duke sqaruar edhe ata që...

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që dëshmon për...

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do...

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Lajme të tjera

Web TV