Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Krifca fut në kolaps tregun, qepët dhe patatet po falimentojnë bujqësinë vendase

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka futur në kolaps tregun e brendshëm. Qepët dhe patatet e importimit duket se po falimentojnë bujqësinë vendase.

Këtë vit një kilogram qepë po shitet 100 lekë më tepër. Një tregtar, shprehet se qepët janë të ardhura nga Greqia, pasi qepa e vendi mbaroi, ndërsa theksoi se qytetarët ankohen se çmimi është i lartë.“Këto janë qepë nga Greqia. Qëlloi që mbaroi qepa e vendit dhe s’ka më. Ankohen njerëzit për çmimin.

Ankohen pasi është shumë i lartë. Sa ka qenë vjet 1 kg qepë? Vjet në këtë kohë 1 kg qepë kushtonte 60 lekë, ndërsa këtë vit 160 lekë”, shprehet tregtari. Mungesa e qepës së vendit, ka bërë që tregu ynë të furnizohet me qepë kineze.“Ne marrim qepë nga Egjipti, Kina dhe vende të tjera të Azisë”, deklaroi Agim Rrapaj. Lufta në Ukrainë, solli në vëmendjen e fermerëve edhe njëherë rëndësinë e grurit, për këtë arsye fermerët e Korçës dhe Divjakës në vend të qepës mbollën drithëra.

“Ka një çrregullim në treg për arsye se në momentin që qepa vitin e kaluar ra në një çmim nën nivelin mesatar atëherë fermerët e kuptuan që nuk ishte kjo kultura e duhur për të ecur në vijimësi.

Por ata që do shikojnë sivjet ketë koniunkturë që kemi tani do të mbjellin sërish qepë vitin tjetër. Ky është një problem që na ka shoqëruar dhe do na shoqërojë vazhdimisht”, tha Agim Rrapaj, Ekspert Bujqësie.

Mungesa e qepës së vendit, gëzoi fermerët e qepës, pasi kësaj herë ata po marrin çmimin e shumëkërkuar prej vitesh.“Kjo është qepë Korçe, ndërsa kjo është qepë Divjake e re që ka filluar ka nja dy ditë. Është 2 mijë lekë sepse kjo është qepë e vjetër dhe është e thatë dhe është çmimi më i lartë, 160 lekë me shumicë blihet ajo qepë.

Kjo është qepë e re që ka vazhduar është e Divjakës ka dal me çmim më të lirë. Është shkulur para kohe kjo që fermerët të kapin çmimin sepse është çmimi i lartë edhe e shkulin shpejt e shpejt për të bërë lek sa më shumë. Kjo qepë blihet 120 lek te tregu shumicës”, u shpreh tregtari.

Ankesat e konsumatorëve

Nga ana tjetër, për konsumatorin ky çmim i qepës është tepër i lartë. Shumë bujq për të prekur çmimin e lartë të qepës, po e shkulin atë para sezonit. Një gjë e tillë ka sjellë zemëratë tek qytetarët.

“Një kilogramë ne e duam në javë se qepa vetëm në bakllava nuk duhet, se qepa gjithandej duhet. Ajo është më e mira do marrim atë se kjo nuk është gjë, është qepë e re është qepë që ka qenë në tokë edhe ka mbirë edhe është me karabush, kjo përdoret sot për sot”, deklaroi qytetari.

Mungesa e këtij produkti gjithashtu vjen dhe si pasojë e rritjes së eksporteve të qepës drejt vendeve të rajonit.

Fermerët e patates hedhin poshtë prodhimin

Ndërkohë, sa i përket patates nuk ka munguar në vend panorama e zymtë ku fermerët kanë hedhur me kuintalë mundin e tyre, pasi nuk kanë gjetur treg. Sakaq patatet që konsumohen në vend një pjesë e madhe, që vjen nga Turqia, janë lehtësisht të aksesueshme në treg.

Mesa duket Shqipëria jo vetëm, që importon 700 mln euro mallra turke, por vijon edhe me dyndjen e prodhimeve bujqësore. Shqipëria vjet shënoi rritje të importit të këtij produkti kryesisht nga Serbia.

Lexo edhe :  Detajet/ Ish-deputeti i PD u gjet pa ndjenja në ambientet e një hoteli

Faktoje siguroi të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, që tregojnë se në 2021, importi i qumështit nga Serbia u rrit me mbi 5 milionë litra krahasuar me 2020-n, ose me 310 %.

Kjo është një goditje që i bëhet fermerit shqiptar me ardhjen e qumështit nga jashtë, në vendin tonë pasi atje subvencionohet i gjithë procesi i prodhimit blegtoral dhe  ardhja me çmim shumë të lirë detyron fermerin shqiptar të ul çmimin duke e falimentuar.

Qepa dhe patatja, mbajnë lart inflacionin e ushqimeve në qershor

Sakaq, përqendrimi i konsumit në shportën e mallrave ushqimore e rrit se tepërmi ekspozimin inflacionit edhe ndaj një artikulli, si në rastin e këtij viti, të qepës dhe të patates. Pas një periudhe tre mujore kur çmimet mesatare të ushqimeve frenuan ritmet e rritjes, në qershor nisi sërish shtrenjtimi.

Çmimet e ushqimeve u rriten mesatarisht me 10.9 për qind në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, nga 10,6% në maj dhe 10% në prill. Çmimet e ushqimeve po ngrenë krye në kulmin e sezonit bujqësor, ku zakonisht tregjet kanë mbi furnizim dhe çmimet reduktohen. Të dhënat nga tregu referojnë se çmimet e larta po vijnë nga problematikat në sektorin e prodhimit të bujqësisë dhe blegtorisë.

Çmimet e zarzavateve dhe patateve në qershor shënuan rritje vjetore me 26%, si rrjedhojë e prodhimit të kufizuar të qepës së patates që po reflektojnë çmime jashtëzakonisht të larta. Një kilogram patate dhe qepë ka kushtuar 100-120 lekë në tregjet e pakicës këto ditë nga rreth 70 lekë që ishte vitin e kaluar në këtë kohë.

Gjithashtu çmimet e mishit dhe bulmetit u rriten me ritme të larta edhe në muajin qershor me rreth 14.4%. Inflacioni u rrit mesatarisht me 4 % në muajin qershor, ritmet më të ulëta që nga shkurti 2022, mirëpo artikujt e shportës u rriten me ritme 2.5 herë më të larta se inflacioni, ndërsa për disa shtrenjtimi është shumë më i lartë.

Tregu ka vështirësi me furnizimin normal me qepë dhe patate për shkak të rënies së prodhimit në zonën e Korçës, prodhuesi më i madh i këtyre artikujve. Kjo erdhi për dy arsye.

E para me një tendence për të mbjellë grurë në vend të qepës dhe patates. Nisur nga frika që nxiti lufta në Ukrainë u mbollën më shumë drithëra. Teksa kriza e drithërave ishte me e lehte se sa pritej dhe importet vijuan normalisht, në treg nisi kriza e furnizimit me qepë dhe patate, ndërsa gruri mbeti stok në magazinat e fermerëve.

E dyta lidhet me motin jo shumë favorizues në gjysmën e parë të vitit ku reshjet e dendura dhe breshëri në zonat prodhuese të Kukësit dhe Korçës dëmtuan prodhimet e reja të qepës dhe patates. Qumështi dhe vezët ishin gjithashtu produkti me shtrenjtimi më të lartë të çmimeve në qershor me rritje vjetore rreth 14.4%.

Rritja e çmimeve në artikujt blegtorale po bëhet e qëndrueshme dhe po nxitet nga rënia e krerëve të bagëtive të qumështit në shpejtësi vit pas viti.

Kjo situatë në sektorin blegtoral po sjell mangësi në furnizimin e rregullt me bulmet dhe mish çka ka sjellë edhe rritje të çmimeve në këto artikuj. Mungesat e prodhimit vendas përveçse ka ndikuar në rritjen e çmimeve po rigjallërojnë kanalet e importit.

Të fundit

Basha për shtetin e Ramës: Anti-Kushtetues, nuk i zë më gjumi nga frika e…

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka komentuar lajmet për sovranitetin e Urdhrit Bektashi, i cili është shprehur se...

“Jam e virgjër…”, deklarata e konkurrentes ndez debate në studio

Programi më i suksesshëm i dashurisë, që ka thyer rekorde shikueshmërie, rikthehet në ekranin e Top Channel nën moderimin e Megi Pojanit. Sezoni i...

Krijimi i shtetit bektashi, KMSH kundër: Jemi të shqetësuar!

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka shprehur shqetësimin në lidhje me idenë e krijimit të një shteti sovran të Urdhrit të Bektashinjve në Shqipëri. Në një kohë...

Shteti i bektashijve, jehonë në mediat e huaja/ ‘Le Parisien’: Qëllimi i Ramës…

Deklarata e kryeministrit Rama për krijimin e një shteti bektashi ka ngjallur interes edhe në mediat ndërkombëtare. Në media theksohet se nëse gjithçka shkon sipas...

Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik, pas përfundimit të kimioterapisë

Princesha e Uellsit është shfaqur ditën e djeshme për herë të parë në publik, pasi njoftoi se kishte përfunduar trajtimin e kimioterapisë. Ajo ishte së...

Lajme të tjera

Web TV