Kryeministri Rama mbërriti në Lituani në kuadër të Samitit të NATO-s në Vilnius. Kreu i qeverisë shkoi në LITEXPO – Qendra e Ekspozitave dhe Kongreseve Lituaneze, i shoqëruar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Ai foli mbi situatën në Kosovë, përplasjen më MEK si dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me NATO-n
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vilnius, ku po zhvillohet samiti i NATO-s me të gjithë gjithë krerët e organizatës. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga mikpritësi i këtij takimi, Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Po ashtu, kryeministri Rama është takuar edhe me liderë të tjerë botërorë, me Presidentin francez, Emmanuel Macron me të cilin bëri dhe një foto familjare duke ecur krah për krah me njëri-tjetrin.
Dje në Vilnius të Lituanisë, udhëheqësit e NATO-s, diskutuan për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake. Më herët Kryeministri i vendit Edi Rama shkroi se aleatët e NATO-s janë në këtë takim më të fortë e të vendosur për të mbrojtur lirinë e sigurinë e popujve të Evropës.
“Samiti i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur, për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve tanë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Ky takim i rëndësishëm në kryeqytetin lituanez po bëhet nën masa të mëdha sigurie. 16 vende aleate kanë dërguar raketa të sistemit Patriot, avionë luftarakë dhe forca të shumta.
Ndër të tjera kreu i qeverisë është pyetur se çfarë duhet të bëjë NATO për të ndalur depërtimin e inrastrukturës ballkanike nga Kina. Rama u përgjigj: “Si Rusia dhe Kina janë martesa të vjetra që ne nuk duam ti kthehemi, nuk kemi pasur marrëdhënie prej kohësh nuk kemi vizita të ndërsjellat.
Kina nuk është vendi ynë që kemi pasur investime, nuk i mirëpresim aq fort investimet”. Po ashtu ai nuk ka kursyer fjalët e mira për partenerët strategjik të Shqipërisë BE dhe SHBA duke thënë se nëse s’do ishin ata “s’do kishin bërë as 90% e gjërave që janë bërë deri më tani”.
Kampi MEK
Kryeministri Rama në një intervistë foli në lidhje me rrezikun nga sulmet kibernetike dhe aksionin e policisë në kampin e MEK, pak javë më parë. Rama tha se në bazë të marrëveshjes ishte e qartë se ata nuk duhet të kthenin Shqipërinë një platformë për të sulmuar regjimin e Iranit, e për pasoj Irani kreu sulm kibernetik kundrejt Shqipërisë.
“Si shembull mund të them se ne jemi një vend i vogël dhe nuk jemi në një pozitë për të ndryshuar fatin e ndonjë luftë konflikti apo beteje, por kur ne na kërkohet që të ndihmojmë, jemi shumë të lumtura që ta bëjmë.
Në na kërkuan që të ndihmojmë për grupin MEK që janë një kafshatë e fortë, ndryshe do t’i ishin masakruar nga shërbimet sekrete në Iran na u kërkuan që të shpëtojmë jetën e tyre. Shqiptarët e kanë AND-në tyre të shpëtojnë jetën e tjerëve. Marrëveshja ishte e qartë se ata do të qëndronin në Shqipëri të ishin të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike për të sulmuar regjimin.
Ne u prekëm nga sulmet kiberentike nga Irani. Po përpiqemi të bëjmë shumë të për forcuar sigurinë kibernetike”, tha Rama.
Situata në Kosovë
Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Vilinus në Lituani ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës ndërsa është shprehur se duhet të realizohet dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në Beograd dhe në Prishtinë ka një palë të tretë që është duke u ngritur, që janë grupet ekstreme në veri të Kosovës, që është krijuar si një vend parajse për aktivitetet kriminale, trafik droge e trafik armësh.
Veriu i Kosovës mund të kthehet në një vatër zjarri. Është koha të realizohet ky dialog i lehtësuar nga BE-ja me një qëndrim më të fortë të NATO-s nëpërmjet KFOR”, tha Rama.