Prokuroria kërkoi 20 vite burg për vrasjen e efektivit Xhulio Prela, lirohet Redion Hysa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkesa dhe provat e Prokurorisë së Lezhës nuk kanë bindur gjykatën për fajësinë e Redion Hysës, i arrestuar për akuzen e vrasjes së efektivit Xhulio Prela.

Ai kishte mohuar vazhdimisht akuzat pasi u arrestua nga policia e Lezhës më 28 dhjetor 2020, së bashku me kushëririn e tij.

Ata akuzoheshin se kanë qëlluar me automatik në drejtim të karburantit, kamerat e të cilit kishin filmuar vrasjen e policit si dhe në rezervuarin e ujit që ndodhej mbi banesën e Redion Hysës, policia gjeti në kontrollin e tretë, një pistoletë e cila nga ekspertiza balistike, rezultoi se nga ajo armë ishte qëlluar në drejtim të policit Xhulio Prela.

Prokurori Erjon Shehaj ka bërë të ditur se do ta ankimojë vendimin e dhënë nga gjykata.

Në pretencën e saj, Prokuroria e Lezhës kishte kërkuar 20 vite burg për Redion Hysën, por nuk ishte i këtij mendimi trupa gjykuese e drejtuar nga Eva Hyskja.

Të fundit

Pas 4 vitesh “non grata”, DASH i hap një rrugë Berishës

Katër vite pas shpalljes “non grata” të kreut të PD-së Sali Berisha, nga SHBA duket se vijnë sinjale positive...

Horoskopi i ditës së premte, 9 maj 2025

Dashi (21 mars – 20 prill) Nën ndikimin e Hënës, Dashi do ndjejë një thirrje të brendshme për të ndryshuar diçka thelbësore. Një zgjedhje e...

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa javë më parë në emisionin...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Lajme të tjera

Web TV