Rritja e çmimeve frenon shqiptarët që të shkojnë në bregdet këtë verë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e çmimeve në sektorin e turizmit në vendin tonë, ka dhënë efektet e veta, të cilat kanë prekur më së shumti pushuesit shqiptarë, qofshin ata vendas, të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Këtë fakt e kanë konstatuar vetë administratorët e hoteleve dhe resorteve në bregdetin e Durrësit, i cili për vite me radhë ka qenë bregdeti më i preferuar për shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. “Ky është trendi, janë vetëm në fundjavë”, thotë Flavio Farruku, menaxher hoteli, Durrës.

Menaxherët e hoteleve këtë fenomen me pushuesit shqiptar ia kushtojnë rritjes së çmimeve.

“Në hotelin tonë ka një rënie. Normalisht, nga klientët vendas nuk pritet edhe aq mirë, por kjo ndodh në bazë të çmimeve që janë rritur në të gjithë vendin tonë”, thotë Farruku

E nëse dikur ishin pikërisht pushuesit nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që shpëtonin sezonet në vendin tonë, tani duket se shpëtimi po vjen nga turistët e huaj. “Mbi 90% janë të huaj, nga vendet skandinave”-tha ai për A2.

Rezervimet për këtë sezon flasin për një kërkesë të shtuar që shkon deri përtej 15 shtatorit nga turistët e huaj.

Të fundit

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me...

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një...

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

1789 – Marrja e Bastijës dhe shpërthimi i Revolucionit Francez

Më 14 korrik 1789, një ngjarje e jashtëzakonshme tronditi themelet e monarkisë franceze dhe vulosi fillimin e njërës prej periudhave më përcaktuese të historisë...

Horoskopi ditor, 14 Korrik 2025

Dashi Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët.  Kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u çlodhur...

Lajme të tjera

Web TV