Javë e “errët” për valutat e huaja, rënie e përgjithshme kundrejt monedhës vendase

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dollari amerikan ka pësuar sërish një zbritje të vlerës këtë të premte duke  mbyllur javën negativisht teksa ka zbritur nën nivelin e 92 lekë, duke u blerë dje me 91.8 lekë dhe duke u shitur me 93.3 lekë.

Monedha europiane gjithashtu ka vijuar të humbasë pikë gjatë gjithë kësaj jave teksa është blerë këtë mëngjes me 103 lekë dhe është shitur me 103.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dy ditë më parë.

Franga zvicerane nuk bën përjashtim teksa edhe ajo ka humbur pikë mëngjesin e sotëm duke u blerë me 106.2 lekë dhe duke u shitur me 107.3 lekë në raport me ditën e enjte teksa e ka mbyllur edhe ajo negativisht këtë javë.

Paundi britanik ka ngecur në nivelin e 120 lekë, duke e mbyllur edhe ai këtë periudhë në kuota negative teksa është blerë dje me 120 lekë dhe është shitur me 121.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV