Kuvendi jep “ok” për arrestimin e Arben Ahmetaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Shqipërisë i hapi dje kërkesës së SPAK për arresitimin e ish- ministrit të Financave Arben Ahmetaj për akuzat që i rëndojnë mbi aferën e inceneratorëve. Me 117 deputetë votuan pro, asnjë kundër dhe 3 abstenim, Arben Ahmetaj dorëzohet në duart e drëjtësisë, edhe pse ai vet ka vendosur të mos i përgjigjet kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Vetëm një ditë para se SPAK të kërkonte “kokën” e Ahmetaj në Kuvend, ai u nis drejt Anglisë.

Si fillim nga avokatët e tij u tha se ndodhet atje për arsye familjare, ndërsa ditën e enjte në një reagim të tijin tha se nuk do të dorëzohet derisa të zbardhet e vërteta. I pranishëm në votim ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili votoi dhe la sallën e Parlamentit. Ndërsa tre deputetë të opozitës abstenuan, Vangjel Dule, Fatmir Mediu dhe Agron Duka.

 

Seanca në Kuvend

Ish kryeministri Sali Berisha edhe pas dhënies së lejes nga Kuvendi për arrestimin e Arben Ahmetajt, sërish ka aluduar se Ahmetaj s’ishte i akuzuar, por prokurori. Sapo fjalën e ka marrë Sali Berisha, Rama është ngritur dhe ka ikur. Berisha kërkoi nga Rama, që të përgjigjet në vend të Ahmetajt për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

“Duhej të ishte në sallë për tiu përgjigjur pyetjeve në respekt të drejtësisë, qytetarëve propozoj që të gjitha pyetjeve t’iu përgjigjet bosi i tij Edi Rama.

Thirreni këtu t’i bëjmë pyetje. Si do ta quajmë sallën e parlamentit sot? Ishte gjysma e saj, gjysmë ishte meite. Shihnin njëri-tjetrin se kur do u fluturonte mandati. Rama ia mbathi kur u lexua raporti, pati frikë se do e pyesnim. Pastaj mezi doli nga salla Gjiknuri, nuk e keni idenë sa shumë janë. Klotilda, që bënte amendamente personale për Tiranën, etj, etj.

E vërteta është se për ta sot, i akuzuar nuk ishte Ahmeti, por Ahmeti ishte prokurori i tyre”, tha Berisha. Rama është larguar nga salla pa folur, ndërsa ka reaguar në rrjetet sociale. “Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend” shkruan Rama.

 

Reagimi i Bardhit

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se kryeministri Edi Rama duhet të dorëzojë Arben Ahmetajn para drejtësisë. “Personi që siguroi daljen e tij jashtë Shqipërisë është Rama. Rama të dorëzojë para drejtësisë Ahmetajn, ia nuk mund të arratiset me paratë e qytetarëve shqiptarë.

Secili prej nesh kolegë do duhet të ketë një qëllim, Edi Rama të dorëzojë para drejtësisë Arben Ahmetaj”, tha Bardhi. Sipas tij, nëse Ahmetaj bëhet bashkëpunëtor i drejtësië, vendin të gjthë të arrestuarve do e zërë kryeministri, pasi ai është ideatori i aferës së inceneratorëve.

Duke dhënë detaje nga dosja voluminoze, Bardhi tha se edhe Kuvendi ka miratuar ligje që në fakt kanë qenë në dobi të Zotos dhe prej kësaj shkeljeje ka përfituar ish ministri Arben Ahmetaj i cili është shpërblyer me transaksione dhe vila. Bardhi bën përgjegjës kryeministrin edhe për largimin e Ahmetajt, të cilën e konsideron arrati, derisa të arrijë një negociatë me kreun e qeverisë, i cili është sipas Bardhit, duke e mbrojtur përpara drejtësisë. “Buxhetit ju vodhën 5.6 mln euro vetëm nga një procedurë.

SPAK provoi se të tre inceneratorët kanë rezultuar me shkelje të mëdha të ligjit që kanë marrë një pjesë të madhe të buxhetit të shtetit. Që në lindje të procedurave të gjitha institucionet shtetërore janë vënë nën funksion të tyre.

Zoti Cani sipas prokurorisë ka qenë zyrtari i vetëm i shtetit që ka bërë rezistencë ndaj paligjshmërisë, asgjë tjetër duke nisur nga Rama jo vetëm që kanë mbyllur sytë por kanë nxituar të firmosin çdo shkresë. Kjo dosje na provoi se çfarë është kapja e shtetit. Falë asaj dosjeje është kuptuar se qeveria e Ramës nuk është e tij por e Zotos.

Lexo edhe :  PD në protestë/ Rama: Shqiptarët të çojnë kënetën drejt tharjes

Shpreh vlerësimin tim për prokurorët që kanë punuar për Ahmetajn, hetimi është i thelluar. Prandaj secili prej nesh ka një detyrim moral që të mbështesim SPAK që t’i shkojë deri në fund aferës së inceneratorëve se është e vetmja mundësi që t’i jepet fund kësaj afere.

Pas çdo firme që hidhte Ahmetaj ai fitonte një transaksion të paligjshëm, një vilë… madje e dini në çfarë periudhe?

Pasi u votua një ligj për koncesione, një ligj që ju e votuat për Klodian Zoton. Duke përdorur edhe votën tuaj”, tha Bardhi në Kuvend. Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka mohuar se në dosjen e SPAK për inceneratorët ka dhe deputetë të opozitës.

“Unë besoj që kjo ka qenë një kauzë e drejtë e PD dhe opozitës duke arritur që sot të çojë para drejtësisë tre ministra të kësaj qeverie. Besoj se duhet t’i japim mbështetje maksimale SPAK. Sot u mbyll një kapitull dhe urojmë të hapet një kapitull i ri.

Unë nuk kam lexuar asnjë emër nga opozita të përfshirë në atë dosje. Nuk ka asnjë emër nga opozita. Ky është një shembull si funksion shteti i kapur në Shqipëri. Sot ky është lajmi dhe opozita i qëndroi në këmbë për 6 vite duke e denoncuar këtë aferë”, tha Tabaku.

 

Reagimi i mazhorancës

Përfaqësues të mazhorancës kanë theksuar vazhdimisht se çështja Ahmetaj, si shumë të tjera, i takon drejtësisë dhe politika duhet të heshtë derisa drejtësia të flasë përfundimisht.

Deputeti socialist, i cili prezantoi raportin e PS për Arben Ahmetajt, iu përgjigj Gazment Bardhit duke i thënë se ai mbajti qëndrim politik dhe se përmendi emrin e kryeministrit Edi Rama ndonëse emri i tij nuk përmendet në dosje. “Bardhi s’bëri asgjë tjetër, veçse mbajti qëndrim politik.

Nuk jemi as gjykatë as prokurorë për të dhënë vendime. Kemi para një raport të paraqitur nga organi i akuzës i cili duhet të ndeshet në gjykatë me personin nën hetim dhe gjykata është i vetmi organ që duhet të jap vendimin final.

Deri në atë stad ne duhet t’i njohim prezumimin e pafajësisë. Ne nuk jemi këtu për të dhënë verdikte politike, përmendi plot emra, përmendi shumë herë kryeministrin e vendit, që në raportin e SPAK nuk ekziston gjëkundi”, tha Pëllumbi.

 

Ministrat e Kabinetit qeveritar qe votuan pro

 

Edi Rama, kryeministri

Evis Kushi, Ministrja e Arsimit

Ulsi Manja, Ministri i Drejtësisë

Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Olta Xhaçka, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale

Edona Bilali, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes

Milva Ekonomi, Ministre e Shtetit për Standardet e Shërbimeve

Mirela Kumbaro (Furxhi), Ministre e Turizmit dhe Mjedisit

Në seancë mungoi

Belinda Balluku Zëvendëskryeministër, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Nasip Naço, deputet

Niko Kuri, deputet

Agron Çela, deputet

Ilir Topi, deputet

Etjen Xhafaj, deputet

Damian Gjiknuri, deputet

Blerina Gjylameti, deputet

Arben Ahmetaj, deputet që ju hoq mandati

Deputetët e opozitës që munguan

Arbi Agalliu,

Bujar Leskaj,

Mesila Doda

Ferdinant Xhaferraj

Flutura Açka,

Kasëm Mahmutaj

Tritan Shehu

Shpëtim Idrizi

Nustret Avdulla

Gëzim Ademaj

Agron Shehaj

Të fundit

Partizani e nisi me shtatë shqiptarë nga Kosova derbin me Tiranën

Kosova në vitet e fundit ka arritur të zhvillojë akademi shumë cilësore nga të cilat dalin plot futbollistë cilësorë. Sakaq,...

Vetëvendosja kryeson me 41%! KQZ numëron mbi 93% të votave

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e djeshme në Kosovë. Deri më tani janë numëruar 2362 kuti nga...

Marrëdhënie me “Sugar Mama”? Albi i ‘Përputhen’: Donin të më vinin qaforen e qenit

I ftuar në “Live From Tirana” ishte një nga konkurrentët e “Përputhen”, Albi Buzali. Ai ka folur për eksperiencën e këtij në këtë format...

Tërmetet në Santorini, ekspertët tregojnë sa do të zgjasin lëkundjet sizmike në ishull

Lëkundje të shumta sizmike kanë pushtuar Santorinin si dhe 3 ishujt e tjerë përreth. Lëkundjet më e forte ishte ajo me magnitudë 5.0 mbrëmjen...

Arrestohet me kërkesë të SPAK, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme (10 Shkurt). Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Burime konfirmuan se ndaj Erion...

Lajme të tjera

Web TV