Qeveria propozon rritje pagash, ja kategoritë që përfitojnë “shumën e majme”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka propozuar rritje të pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe atyre të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Kështu një ligj i ri i sjell në Kuvendin e Shqipërisë pas propozimeve të Gjykatës Kushtetuese do t’i çojë pagat e anëtarëve të këtij institucioni në nivelet më të larta në vend. Në nenin 17 të ligjit për gjykatën kushtetuese propozohet se neni që parashikonte se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, ndryshohet dhe rroga tashmë bëhet sa 96% e pagës së presidentit, plus 58% shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës.

Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë të reja. Ndërsa, drejtuesi i Gjykatës ka 20% shtesë për shkak të pozicioni dhe paga e tij arrin 773 mijë lekë të reja, ose mbi 7.7 mln lekë të vjetër. Nga drafti kanë përfituar edhe anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që barazohen me pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarit të KPA që barazohet me atë të kreut të Kushtetueses.

“Këto dy shtesa kanë natyra të ndryshme dhe lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë dhe kompetencat e secilit prej institucioneve. Kështu, për shkak të veprimtarisë, kompetencave dhe rolit të veçantë që luan Gjykata Kushtetuese, gjyqtarët e saj do të përfitojnë një shtesë për shkak të natyrës së veçantë të punës. Ndërsa, gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit do të përfitojnë vetëm pagesën mujore shtesë për shkak të vështirësisë, në zbatim dhe në përputhje me parashikimet e ligjit për veting-un”, thuhet në draft.

Sa i përket arsyetimit se pse merren këto ndryshime Qeveria thotë në relacion se Gjykata Kushtetuese duhet të vendoset në majën e piramidës së pagave të sistemit të drejtësisë duke qenë se kontrollon kushtetutshmërinë e ligjeve, vendimeve të gjykatave dhe ka përgjegjësinë për zgjidhjen e konflikteve të kompetencave mes institucioneve të tjera kushtetuese. Gjithashtu Kryetari i Gjykatës Kushtetuese përcaktohet në ligjin për protokollin e shtetit si personaliteti i katërt në hierarkinë protokollare pas Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit.

Lexo edhe :  Parashikimi i motit për sot, 23 qershor 2025

Përmbledhje shpjeguese e përmbajtjes së projektaktit

Projektligji përbëhet nga 3 nene: Në nenin 1 të projektligjit parashikohen shtesat dhe ndryshimet në nenin 17 të ligjit në fuqi, si: Ndryshimi i pikës 1, si vijon: “1. Paga mujore e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese është e njëjtë me shumëzimin e koeficientit 0.96 me pagën e Presidentit të Republikës.

Paga mujore e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese indeksohet me vendim të Këshillit të Ministrave jo më vonë se dy vjet nga indeksimi i fundit. Niveli i indeksimit, në çdo rast, nuk kalon një pikë përqindjeje mbi nivelin e targetuar të inflacionit nga Banka e Shqipërisë”. Shtimin e pikës 1/1 pas pikës 1, me këtë përmbajtje: “1/1. Përveç pagës mujore, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese përfiton një shtesë për shkak të natyrës së veçantë të punës, në masën 58% për qind të pagës”.

Ndryshimi i pikës 2, si më poshtë: “2. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, për pozicionin drejtues përfiton edhe 20 për qind shtesë page mbi pagën mujore të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe shtesës për shkak të natyrës së veçantë të punës”. Neni 2 përmban dispozitën transitore.

Sipas pikës 1, paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese indeksohet për herë të parë nga Këshilli i Ministrave jo më herët se data 1.1.2026. Ndërsa sipas pikës 2, parashikohen shtesat që përfiton gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ndërsa në pikën 3 parashikohet shtesa për pozicion drejtues që përfiton Kryetari i KPA. Ndërsa, neni 3 parashikon hyrjen në fuqi të ligjit, 15 ditë pas botimit të tij në “Fletoren zyrtare”.

Institucionet dhe organet që ngarkohen për zbatimin e projektaktit

Për zbatimin e këtij projektligji ngarkohen Gjykata Kushtetuese, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Personat dhe institucionet që kanë kontribuar në hartimin e projektaktit

Projektligji është hartuar nga Ministria e Drejtësisë.

Raporti i vlerësimit të të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore

Miratimi i këtij projektligji shoqërohet me efekte financiare shtesë për buxhetin e shtetit. Efekti i pritshëm është 33 983 580 lekë, të detajuara në tabelën bashkëlidhur këtij relacioni.

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 25 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 83.9 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro blihet me 97.6...

1944: Beteja e Tali-Ihantala – Kur Veriu u mbulua nga zjarri

Në verën e vitit 1944, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po hynte në fazën e saj vendimtare, një nga betejat më të egra të...

Pasiguria globale në rritje, Britania do të blejë avionë F-35

Britania do të blejë të paktën 12 avionë luftarakë F-35. Kjo lëvizje pritet të krijojë shqetësim te Rusia dhe Kina. Por ky vendim i qeverisë...

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë, mblidhet Këshilli i aleancës!

Sot është dita e dytë e samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë të Holandës, ku marrin pjesë liderët dhe krerët e 32 shteteve...

Minimatura/ 28 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Rreth 28 mijë minimaturantë do t’i nënshtrohen këtë të mërkurë provimit të dytë të detyrueshëm, atij të lëndës së Matemtikës. Provimi do të nis në orën 10:00...

Lajme të tjera

Web TV