Dollari zbret por karburanti shtrenjtohet/ Çmimet e naftës rriten me 3 lekë për litër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

MONITOR/ Çmimet e naftës kanë shënuar një rritje ditët e fundit për herë të parë që nga fundi i majit të këtij viti.

Në pikat e karburantit të Kastratit, operatori më i madh i tregtimit me shumicë dhe pakicë në vend, një litër naftë po shitet me 179 lekë, nga 176 lekë që ishte më parë dhe një litër benzinë me 182 lekë, nga 179 lekë që ishte më parë.

Edhe operatorët e tjerë të mëdhenj kanë shtrenjtuar me 2-3 lekë çmimet, ndërsa në tregtuesit e vegjël nafta mbetet disa lekë më e lirë.

Ky është ndryshimi i parë që bëjnë operatorët e tregtimit të karburanteve, pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, i cili që nga marsi 2022 deri në 7 qershor 2023 vendosi çmimet tavan të karburanteve.

Operatorët e tregut pohuan se shkak për rritjen e çmimeve është bërë shtrenjtimi i karburanteve në bursa, ku nafta ka arritur në 780 dollarë për ton, nga 690 dollarë që ishte në fillim të qershorit kur

Bordi mori vendimit. Treguesi tjetër Brent i naftës arriti deri në 82 dollarë për fuçi dy ditë më parë, për të rënë aktualisht në 78 dollarë, nga 74-76 lekë që ishte në fillim të qershorit. Sipas Reuters, çmimet arritën afër nivelit më të lartë të tre muajve, pasi të dhënat e inflacionit të SHBA-ve treguan se normat e interesit në ekonominë më të madhe në botë ishin afër pikut të tyre.

Por, në kahun tjetër dollari, që është monedha me të cilën tregtohet karburanti ka rënë ndjeshëm në tregun e brendshëm, duke u tregtuar aktualisht në 92 lekë, nga 100 lekë që ishte në fillim të qershorit, ose 8 lekë më pak.

Lexo edhe :  A duhet 'ndalur' ora?/ Të dielën akrepat 60 minuta para, ekspertja: Ndryshimi prek...

Pas shfuqizimit të Bordit, çmimet u rritën

Për më shumë se një vit, që prej marsit 2022, çmimet tavan të karburanteve u vendosën nga Bordi i Transparencës, një mekanizëm i krijuar nga qeveria për të kontrolluar çmimet pas krizës që u shkaktuan në këtë treg nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Operatorët u shprehën kundër këtij Bordi, duke pohuar se cenon parimet e ekonomisë së tregut dhe nuk u mundësonte kompanive që të optimizonin blerjet në tregjet ndërkombëtare, çka do bënte që ata të furnizoheshin kur tregu ishte më lirë. Kjo sipas tyre do mundësonte çmime rreth 5% më të lira sesa ato që vendos Bordi.

Bordi u shfuqizua në datën 7 qershor, ndërsa vendimi i tij i fundit i përket datës 26 maj, ku çmimi tavan i tregtimit me pakicë të naftës ishte 176 lekë, dhe i benzinës 179 lekë.

Ndërkohë, niveli më i ulët i çmimit i caktuar nga bordi ishte në 4-9 maj, me 169 lekë për litër.
https://www.monitor.al/tre-jave-pas-shfuqizimit-te-bordit-cmimet-e-karburanteve-nuk-ndryshojne-te-kompanite-e-medha-i-ulin-te-voglat/

Të fundit

Merret vendimi: Filmi ‘Adoleshenca’ do të shfaqet falas në shkolla

Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ndezur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet...

E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik

Mes mozaikëve dhe pamjes mbresëlënëse të liqenit të Ohrit, gjendet Bazilika Paleokristiane e Linit, një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore....

“Hiqmu qafe…”/Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia. Egli Mu hiq qafe. Gjesti: I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj...

Emri/ Kush është prokurorja që u hetua nga SPAK, 1 vit pasi përdori parfum 3700 lekë!

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një...

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia...

Lajme të tjera

Web TV