Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi masën e “Arrestit me burg” për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.
Dako kërkoi një masë më të butë sigurie, por kërkesa e tij u refuzua në Apel nga gjyqtarja Daniela Shirka.
Ish-kryebashkiaku u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.
Rasti i parë për të cilën akuzohet Dako lidhej me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin.
Akuza tjetër që rëndon mbi ish-kryebashkiakun lidhet me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare, që iu rrit vlera 10-fish.
Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuarn 10 urdhër arreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia.