Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Veliaj: PS familja e të gjithëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë para zgjedhjeve vendore në Rrogozhinë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me Asamblenë e PS-së atje, ku nënvizoi se më 23 korrik do të fitojë puna e Edison Memollës dhe Partia Socialiste.

“Është shumë i rëndësishëm besimi që ka një skuadër.

Në këtë fushatë kam vënë re se skuadra jonë shumë ka besim, është e vendosur dhe pavarësisht se ka një kundërshtar, i cili mund të ketë më shumë para, që mund të tallet duke thënë se ‘unë, ata të Rrogozhinës i bëj si keca’, që mund të ketë në mbështetje drejtorët, deputetët dhe kryeministrat e rënë prej vaktit, fushata jonë ka besim, ka energji pozitive, ka organizim dhe dispilinë, e sigurisht të dielën do të marrë një fitore siç i ka hije Rrogozhinës, Edisonit dhe Partisë Socialiste”, tha Veliaj.

Ai falenderoi demokratët që i janë bashkuar dhe vijojnë t’i bashkohen Partisë Socialiste, pasi e kanë kuptuar se kanë gabuar më 14 Maj.

“Më ka gëzuar fakti sa shumë demokratë kam takuar javët e fundit, që thonë ‘bëmë gabim, e trajtuam si bixhoz, dhe duke e trajtuar me sportivitet desh e çuam Rrogozhinën vite pas’, prandaj të gjithë demokratëve që na janë bashkuar u them: ‘Mirë se erdhët në familjen tonë, mirë se erdhët në një familje që do t’ju shërbejë dhe trajtojë të gjithëve njësoj’.

Ka demokratë që janë bërë pishman për atë eksperiment dhe sot thonë ‘vetëm PS mund ta çojë qytetin përpara, ndaj nuk bëjmë eksperiment me familjen, me rrugën, me lagjen, me pastërtinë, me shkollat, kopshtet dhe çerdhet’.

Këto zgjedhje nuk janë për dikë që vjen nga Tirana sa për të blerë ‘kecat’, siç i quan ai votuesit, por për dikë që jeton këtu në Rrogozhinë, për dikë që është kthyer të jetojë këtu në Rrogozhinë, jo për dikë që ka lindur në Kavajë, është bërë milioner në Bruksel, tallet me Rogozhinën në Tiranë, dhe vjen vetëm për fushatë. Edisioni është zgjedhja jonë, është çun i Rrogozhinës”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  'O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do'/Rama tallet me Berishën, poston VIDEO me bufin

Në fund, ai i ftoi të gjithë të bëhen bashkë, për të treguar edhe njëherë se Partinë Socialiste dhe ata që i besojnë, nuk ndalen as nga tërmeti, as nga pandemia e as nga temperaturat e larta.

“Dua që t’ju ftoj dhe t’ju sfidoj që, këto 5 ditë që na kanë ngelur, na duhet një sprint, të shtrëngojmë çdo dorë, t’i themi si je, si i ke planet, si i ke idetë, si mund t’i bashkojmë edhe ëndrrat e aspiratat e tua me të gjithë Rrogozhinës, që ta çojmë edhe më përpara.

Sot do të trokasim në çdo derë dhe kur të hapet ajo derë, nuk ka rëndësi nëse janë të majtë apo të djathtë, t’u themi: ‘Ne do jemi aty për t’ju shërbyer’.

Nëse gjithë verën po e kalojmë për këtë betejë dhe nëse kemi qenë aty në tërmet e pandemi e nëse kemi rindërtuar shkolla, kopshte, çerdhe më të mira se ato që u prishën, secila derë ka një garanci, që edhe ne derën tonë do e mbajmë të hapur, siç e kanë ata derën e tyre të hapur për Partinë Socialiste”, përfundoi Veliaj.

Të fundit

Arrestimi i Veliajt, Bamir Topi: Uroj që gjithçka të shkojë mirë për familjen

Ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Ajola Xoxa reagon sërish: Kam dhënë shpirtin për “Harabelin”

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka komentuar dhe njëherë akuzat ndaj saj në lidhje me ‘Harabel’, që sipas saj, nuk është kompani...

“Do shkrij SPAK-un”, Bamir Topi për deklaratën e Berishës: S’ka shans

Ish-Presidenti Bamir Topi ka reaguar ndaj kërcënimeve të bëra për shkrirjen e SPAK, duke i cilësuar ato si deklarata politike që kanë për qëllim...

A ka dështuar marrëveshja e migracionit Itali-Shqipëri?

Gjithçka i është rikthyer normalitetit në Gjadër dhe Shëngjin. Një vit pasi parlamenti shqiptar votoi pro marrëveshjes së debatueshme të migracionit me Italinë,  as...

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Më 23 shkurt zhvillohen zgjedhjet e parakohshme për Bundestagun. Migracioni dhe ekonomia kanë qenë temat kryesore të fushatës. CDU/CSU kryeson në sondazhe dhe premton...

Lajme të tjera

Web TV