A është e vërtetë që nuk duhet të vishemi me të zeza në verë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Na kanë thënë e stërthënë që veshjet me ngjyrë të errët siç është e zeza nuk duhen mbajtur në verë sepse me to do të “plasim nga vapa.”

Ideja fillestare është që ngjyra e zezë përthith më shumë energji ndërsa e bardha na mban më të freskët.

Thua të jetë e vërtetë? Lexoni më poshtë në AgroWeb

A Është e Vërtetë Që Nuk Duhet Të Vishemi Me Të Zeza Në Verë?
E vërteta, sipas ekspertëve, është që ngjyrat e errëta na mbajnë të freskët në verë dhe ky pretendim është i mbështetur si nga fizika ashtu edhe nga biologjia.

Mënyra e përthithjes së rrezeve të diellit nuk varet vetëm nga ngjyrat e rrobave që mbajmë veshur.

Gjithçka ka të bëjë me mënyrën si djersin individi, temperatura e gjakut e tij dhe organizmi në përgjithësi.

Kur rrezet e diellit bien mbi një rrobë të bardhë, drita reflektohet sërish në drejtim të organizmit që do të thotë se temperatura e brendshme është më e lartë tek një person që vesh të bardha.

Sipas ekspertëve, ngjyra më e mirë për tu mbrojtur nga nxehtësia është e zeza.

E zeza përthith çdo gjë që vjen nga dielli por edhe energjinë e trupit të cilën e nxjerr jashtë.

Njerëzit që jetojnë në  shkretëtirë  veshin gjithmonë rroba të trasha, me mëngë të gjata dhe në ngjyrë të errët.

Ata besojnë se ngjyra e zezë përthith më shumë nxehtësi, por ajo mbeten aty në rrobë dhe nuk arrin në lëkurë duke e përcëlluar njeriun.

Tek rasti i të bardhës ndryshone puna.

Trupi rrezaton nxehtësi dhe ngjyra e bardhë e kthen atë sërish mbrapsht duke krijuar një efekt sobë në trup.

Avantazhi i Mëngëve Të Gjata
Ekspertët marrin sërish për shembull beduinët e shkretëtirës të cilët vishen me mëngë të gjata e rroba të trasha, sidomos në verë.

Lexo edhe :  Më shumë se një lojë: Si ndikon shahu në zhvillimin mendor dhe emocional

Sipas tyre, rrobat me mëngë të gjata mund ta mbajnë lëkurën të thatë e të freskët.

Ato mundësojnë avullimin më të shpejtë të djersës dhe krijojnë koridore ajrosjeje mes lëkurës dhe rrobës.

Për më tepër, rrobat me mëngë të gjata na mbrojnë krahët nga djegia dhe dëmtimet e shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.

Të fundit

Mjekët pa Kufij: Shpërndarja e ndihmave në Gaza është kthyer në vrasje të organizuar

Organizata “Mjekët pa Kufij” (MSF) ka dënuar ashpër skemën e shpërndarjes së ushqimeve të kontrolluar nga ushtria izraelite në...

Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të forta në lëkurë, aq sa...

Fundi i epokës Messi-Ronaldo, lista me 30-të lojtarët e nominuar për çmimin “Topi i Artë”

Këtë të enjte u shpall lista me 30 të nominuarit për çmimin Ballon d’Or 2025. Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk do të ketë mundësinë ta...

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë europiane të monitorimit të ndryshimeve...

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i...

Lajme të tjera

Web TV