E gjithë Evropa po ‘shkrihet”, por pse Shqipëria nuk po shpall alarmin e kuq?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi ynë po përballet prej ditësh me temperatura të larta për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë të gjithë Evropën.

Dy deri tre qarqe të vendit po përjetojnë temperatura ekstreme. Ndërsa gati e gjithë Evropa ka vendosur alarmin e kuq, në Shqipëri ende nuk është marrë një masë e tillë.

Meteorologia e Metoalb, Lajda Porja ka shpjeguar se përse në vendin tonë ende nuk është vendosur alarm i kuq.

Ajo shprehet se numri i ditëve me temperatura të larta duhet të jetë mbi 5-6, ndërsa vendi ynë pritet të përballet me temperatura ekstreme tre ditë.

“Ndodh kur numri i ditëve me temperature të larta është i lartë dhe kalojnë  pesë deri në gjashtë ditë në valën e të nxehtit afrikan. Kjo valë është 21 ditë me temperatura mbi 40 gradë. Shqipëria ka vetëm tre ditë, sot, nesër dhe pasnesër pritet. Evropa, Italia, Greqia, Spanja kanë shumë ditë dhe janë me temperaturë 42 gradë në dy apo tre qarqe”, tha meteorologia Lajda Porja.

Temperaturat maksimale sot kanë prekur vlerat 41 gradë Celcius në Shkodër, Elbasan dhe Berat.

Qendra e koordinimit të reagimit ndaj emergjencave të BE-së lëshoi ??alarme të kuqe për temperatura të larta për pjesën më të madhe të Italisë, Spanjën verilindore, Kroacinë, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën jugore dhe Malin e Zi.

Në Itali, temperaturat në ishullin e Sardenjës arritën në 45 gradë Celsius dhe në Romë arritën në 40 gradë Celsius të martën, pasi Ministria e Shëndetësisë lëshoi ??alarme të kuqe të motit për 20 nga 27 qytetet kryesore të vendit, me numrin që pritet të rritet në 23 sot.

Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar qytetarët, kryesisht të moshuarit dhe personat vulnerabël, për kujdes të shtuar në përballimin e të nxehtit përvëlues.

Lexo edhe :  Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Kujtojmë se rreth 61,000 njerëz mund të kenë vdekur nga valët e të nxehtit vitin e kaluar vetëm në Evropë.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV