Veliaj: Çim bixhozi i Saliut dhe Ilirit nuk mund t‘i trajtojë njerëzit si keca që blihen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të Rrogozhinës që të votojnë të dielën kandidatin e PS, Edison Memolla.

Gjatë një takimi në zonën e Lekajt, Veliaj tha se opozita gabon kur mendon se mund të blejë dinjitetin dhe votën e banorëve në Rrogozhinë.

“Për këta që kanë gjithë këto lekë dhe hapen nëpër tavolinat e Tiranës, duke thënë: ‘O Sali, o Ilir, unë i blej ata si keca’, kë ofendojnë?

Njerëzit që punojnë gjithë jetën me djersë? Këta mendojnë se dinjiteti ka çmim? Mendojnë këta se nderi ka çmim? Mendojnë këta se emri ka çmim? Se fytyra ka çmim?

Sigurisht, ata janë të pafe, të pa atdhe, ata mund të sjellin dikë që nuk ka lidhje me zonën dhe sigurisht mund të gjejë dikë për t’ia blerë votën, por unë di të them se kurrë nuk e kam parë PS në Rrogozhinë dhe këtu në Lekaj dhe Gërmenj më të organizuar, më të bashkuar, më optimiste, më të hapur edhe për t’u bashkuar me njerëz të tjerë”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se Berisha dhe Meta përfaqësojnë llumin dhe se ata nuk mund të tallen me banorët e kësaj zone. “Me Saliun dhe me Ilirin u prishën rregullat e kafes dhe të fizikës. Llumi lart, ajka poshtë.

Nuk ka logjikë kjo. Këta njerëz nuk ngelën për një barsoletë, apo për ta kthyer në bixhoz, për t’u tallur Iliri me Saliun me Rrogozhinën. Sot na kërkohet të bëjmë një sacrifice: të dalim 30 minuta nga shtëpia dhe të votojnë Edisonin, numrin 1, Partinë Socialiste dhe t’i themi atyre të bixhozit kthehuni nga keni ardhur, shkoni në Gjirin e Lalëzit me Saliun dhe me Ilirin, se nuk jeni ju për punë”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi

Drejtuesi politik i PS solli shembullin e Kavajës ku, pas ndryshimit të drejtimit të Bashkisë, plehrat kanë mbushur qytetin. “Mendoni vërtet se Saliu me Ilirin do prishin pushimet e tyre dhe do merren me Rrogozhinën?

Mendoni vërtet se ata mund të pastrojnë qytetet? Mendoni vërtet se ata mund të hapin kanalet? Mendoni vërtet se ata mund të ndihmojnë bujqësinë? Mendoni vërtet se ata mund të japin subvencione?

Ata sapo mbaruan zgjedhjet u plasi dhe sherri mes tyre dhe nga dy copa u ndanë në katër copa, nga katër copa, në tetë copa. Si thoshin plakat tona: “kokat hëngshin”. Sepse nuk janë ata për punë.

Ata po të donin punë, sa fituan Kavajën, mund të kishin vajtur në Kavajë ta pastronin, kurse atje janë bërë plehrat mullar. Mund të kishin vajtur në Kavajë të zhbllokonin kanalet. Janë bllokuar të gjitha kanalet. Mund të kishin vajtur të kishin pastruar plazhin. Plazhi është bërë sot më i ndotur se kurrë.

Sepse Iliri dhe Saliu i duan njerëzit ‘përça dhe sundo’. Dhe tamam si ky, Çim bixhozi, i trajtojnë njerëzit si keca që mund të blihen”, theksoi Veliaj.

Të fundit

E KRYER/ Bufon konfirmon trajnerin e ri të Italisë: Kemi bërë zgjedhjen e duhur

Xhenaro Gatuzo do të jetë trajneri i ri i Italisë. Vetë Bufon, koordinator i përfaqësueses italiane, ka konfirmuar në...

Franko Zefireli, mjeshtri që i dha shpirt figurës së Jezusit

Nga Leonard Veizi Ka disa autorë që arrijnë të qëndisin me gjëlpërën e tyre jo thjesht filma, por përjetime, që kalojnë nga ekrani drejt e...

Kanabis në mes të pyllit/Asgjesohen rreth 12 mijë fidanë në Shkodër, procedohen 5 persona

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Komisariatet në varësi të saj, në kuadër të operacionit të gjerë “Koordinata”, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë...

Vrasja e shqiptares nga ish bashkëshorti në Itali, zbardhët dëshmia e banorëve

Mediat italiane kanë publikuar dëshminë e një banore të Tolentinos në Itali, e cila ka parë skenën e vrasjes së shqiptares, Gentiana Hudhra nga...

Tragjedia që tronditi botën e artit,  piktura “Danae” e Rembrandtit u sulmua me acid

15 qershor 1985 Një nga veprat më të vyera të pikturës botërore, “Danae” e Rembrandtit, u sulmua brutalisht më 15 qershor 1985, brenda sallave të...

Lajme të tjera

Web TV