Çfarë ndryshoi në Rrogozhinë/ Luçiano Boçi: Zgjedhjet kanë vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çim Hoxha, kandidati i “Bashkë Fitojmë” në 14 Maj ishte fitues (pa votat e burgut), por Kolegji i Partisë vendosi ribërjen e tyre.

Tani në korrik na fiton ky tjetri me vota shumë e më shumë!!!!

Po pse elektorati i vogël i Rrogozhinës me shumicë konfirmoi kandidatin e PS?!

U bënë gjë pishman rrogozhinasit?!

Apo ky Çimi “i poshtër” e drejtoi këtë muaj keq “virtualisht” Rrogozhinën?!

Apo ky tjetri “mbi kalë” e transformoi Rrogozhinën për një muaj në parajsën e ëndërruar?!

Mos ndoshta lumturia e popullit është kaq e lartë sa ne tokësorët e vdekshëm nuk kemi sy për ta parë?!

Apo janë kënaqur shumë me inceneratorët, me korrupsionin, me kanabisin, me bujqësinë që s’ka fonde, me çmimet pa tavan?!

Mos ka ndikuar vallë vapa dhe nuk e dimë?

Jo, jo!

Ndoshta kjo ulja e euros se kështu ia kemi bë Europës rrup-sup, 1 me 1 ia kemi bë?!

Ahhh, ndoshta nafta 1.8 Euro si askund në Europë?!!

Pffff po pse në fund fare a ka zgjedhje në Shqipëri?

ZGJEDHJET KANË VDEKUR!

ÇDO GJË ZGJEDHORE ËSHTË NJË NEVERI E PASHTERSHME.

NJERËZ MOS KENI ILUZIONE!

NEVERIA LUFTOHET DHE REGJIMET PËRMBYSEN!

BARKU QË E POLLI ËSHTË RILINDUR!

Të fundit

“Sa simbol i bukur!” Von der Leyen mbërrin në Tiranë për takimin e KE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për takimin e Komunitetit...

Emrat: Vota preferenciale, në Tiranë garë mes 5 zonjave të PS për dy mandate

Përveç vëmendjes në Tiranë ku PD-ja po lufton me Mundësinë për një mandat, apo në Fier, ku Lapaj pretendon një mandat të PS-së, një...

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar mbi një cisternë ruse të...

Berisha drejt largimit? Analisti: Nuk e bashkoi dot opozitën, të shkarkohet!

I ftuar në Euronews Albania, analisti Agim Baçi foli në lidhje me humbjen e thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit. Baçi ia faturoi...

“Do çojmë provat në Kongresin Amerikan”, Berisha vazhdon avazin si Luli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, deklaroi se ka ardhur për të denoncuar farsën zgjedhore...

Lajme të tjera

Web TV