Neser dita me e nxehtë e muajit, nga e mërkura parashikohet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi ynë do të përjetojë edhe nesër ditë përvëluese por njëkohësisht nga mesi i javës vijnë dhe ditët e shumëpritura me rënie temperaturash.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe atë të Martë moti parashikohet me diell në të gjithë territorin si dhe temperatura tepër të larta kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore (ditët e fundit e valës të së nxehtit).

Më pas për ditën e mërkurë dhe atë të enjte mbi territorin e vendit tonë pritet depërtimi i një qëndre të presionit të ulët me origjinë veriore.

Në këtë mënyrë moti në pjesën më të madhe të këtyre dy ditëve parashikohet me diell por edhe alternime vranësirash kalimtare. Vranësirat në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Mërkurë dhe orët e para të mëngjesit të ditës së Enjte do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intenistet të ulët.

Për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë veriore pritet rënie e ndjeshme e temperaturave kryesisht në vlerat minimale por edhe ato të mesditës.

Java mbyllet me ditën e premte dhe kushte të qëndrueshme atmosferike pasi nis depërtimi i Anticiklonit të Azoreve dhe hera-herës edhe ai Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura mjaft të freskëta në vlerat minimale dhe normale në ato të mesditës.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV