Infarkti në det, pse po preken edhe moshat e reja? / Mjeku tregon si ndodh fataliteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këto ditë përvëluese të gjithë i drejtohemi plazhit, por askush nuk është imun nga problemet me zemrën nga temperaturat arrijnë në 43 gradë Celcius.

Janë pafund lajmet e verës për njerëz që pësojnë arrest kardiak sapo bien në kontakt me ujin gjatë pushimeve, edhe pse e pazakontë, këtu nuk përjashtohen edhe të rinjtë.

Jo më larg se dje, një djalë vetëm 20 vjeç pësoi arrest kardiak sapo ra në kontakt me ujin në plazhin e Velipojës.

Vapa është armiku kryesor jo vetëm i personave që vuajnë nga patologji kardiake, por i kujtdo që ekspozohet gjatë në diell, në orët më të nxehta të ditës.

Por cilat janë shkaqet, dhe pse gjithnjë e më shumë pushuesit pësojnë infarkt në det?

Top Channel i është drejtuar mjekut kardiolog Novrus Çaushaj, i cili tregon sesa e rrezikshme është futja e menjëhershme në ujë.

“Një nga shkaqet kryesore për njerëzit e shëndetshëm, por edhe ata të sëmurë është qëndrimi i gjatë në diell ose lojërat në rërë (futboll, volejboll etj), që e rrisin shumë temperaturën trupore. Shtojmë këtu edhe temperaturën e mjedisit.

Kur futen në ujë menjëherë, diferenca mes temperaturës së ujit dhe trupit është shumë e madhe dhe këtu ndodh tkurrja e menjëhershme e enëve të gjakut, me pasoja katastrofale për zemrën, deri në arrest kardiak.

E vetmja metodë për të shmangur rrezikun e një arresti karidak, është futja me kujdes në përshtatje ndaj temperaturës së ujit, duke e freskuar trupin dhe këmbët për gati 10-15 min, pastaj zhytja e gjithë trupit.”-tha  mjeku kardiolog.

Të fundit

Në pushtet që nga 2021/ Rusia bëhet kombi i parë që njeh qeverinë talebane në Afganistan

Rusia ka njohur zyrtarisht qeverinë e Talibanëve në Afganistan, duke u bërë shteti i parë që e bën këtë...

Si po i ushqejmë turistët?

Nga Fatos Çoçoli Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve të huaj në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka sjellë shtimin e prodhimit...

SHBA-të festojnë sot 249-vjetorin e Pavarësisë

Sot Shtetet e Bashkuara festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë. Më 4 korrik të vitit 1776 delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e...

Edi Rama feston sot ditëlindjen/ Ja sa vjeç mbush Kryeministri

Kryeministri Edi Rama sot feston ditëlindjen e 61-të. Kjo ditëlindje e gjen me mandatin e katërt të qeverisjes. Rama është i pari kryeministër me 4...

Romanovët, si u ekzekutuan 5 fëmijët e Nikollës II, Cari dhe perandoresha Aleksandra

4 korrik 1918 Nga Leonard Veizi Në agimin e një dite korriku të vitit 1918, ndërsa nata mbante ende frymën pezull mbi Ural, një heshtje e...

Lajme të tjera

Web TV