Moti ekstrem me 6 viktima në Itali, qeveria pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria italiane pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme  si pasojë e motit ekstrem dhe humbjen e 6 jetëve.

Në një ditë të vetme, në Siçili, Kalabri e Sardenjë vdiqën 5 persona, një punëtor (me kontratë të pasigurt) i angazhuar në operacionet e shuarjes së zjarrit dhe katër të moshuar.

Nga zjarret ka pasur edhe shumë të plagosur. Në Palermo, dy punonjës të pylltarisë, gjithashtu duke luftuar me shuarjen e flakëve dhe në fund të turneve rraskapitëse, përfunduan në terapi intensive.

77-vjeçari Salvatore Cometa dhe partnerja e tij 75-vjeçare Teresa Monastero u bllokuan në shtëpinë e tyre të pushimit në Cinisi në zonën e Palermos, ku kaluan fundjavat dhe pushimet verore. Kur zjarri shpërtheu në mes të natës në malet në kufi me aeroportin Falcone-Borsellino, ata nuk patën kohë. për të shpëtuar.

 

 

Pesëqind metrat mes flakëve dhe shtëpisë së tyre u kthyen në hi në pak çaste. Vetëm dje në mëngjes policia bashkiake zbuloi trupat brenda shtëpisë gjatë operacioneve për pastrimin e zonës së shkatërruar nga zjarri: dy të moshuarit u gjetën pranë njëri-tjetrit, si të dorëzuar për faktin se nuk kishin më shpresë.

Edhe ditën e djeshme për shkak të stuhive ndërroi jetë një 16-vjeçare në Milano. Ajo ishte duke fjetur gjumë në një kamping dhe vdiq pasi i ra një pemë mbi kokë. Miqtë e saj u tronditën nga tragjedia.

Të fundit

Australia zgjeron ndalimin e mediave sociale për fëmijët edhe në YouTube

Australia njoftoi të mërkurën se do të përfshijë YouTube në ndalimin për përdoruesit nën 16 vjeç, duke ndryshuar vendimin...

India tani është eksportuesi kryesor i telefonave inteligjentë në SHBA

India e ka tejkaluar Kinën si qendra kryesore e prodhimit për telefonat inteligjentë të shitur në SHBA. Raporti i fundit i Canalys tregon se 44%...

Qyteti spanjoll u lutet turistëve “të vijnë nga e hëna në të enjte”

Qyteti Brihuega në qendër të Spanjës ka bërë një thirrje të pazakontë: vizitorët të shmangin ardhjen gjatë fundjavës. I njohur për fushat mahnitëse me livandë...

Sëmundjet mendore dhe ushqimi: Lidhja befasuese me produktet që përmbajnë gluten

Kjo është një teori që po hetohet me intensitet nga komuniteti shkencor, ndërsa studimet po tregojnë lidhje midis glutenit dhe një sërë çrregullimesh mendore...

Nga 1 gushti, recetë e re mjekësore e unifikuar në gjithë sistemin shëndetësor

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për modernizimin e sistemit shëndetësor dhe rritjen e efikasitetit në procesin e përshkrimit dhe shpërndarjes së barnave është...

Lajme të tjera

Web TV