“Korriku, muaj më i nxehtë i planetit në 120 mijë vjet”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Korriku ka qenë aq i nxehtë deri më tani, sa shkencëtarët llogarisin se ky muaj do të jetë më i nxehti në histori dhe ka të ngjarë më i ngrohti që ka përjetuar qytetërimi njerëzor, edhe pse kanë mbetur edhe disa ditë për të djersitur.

Organizata Botërore Meteorologjike dhe Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus, të enjten deklaruan se nxehtësia e korrikut është përtej thjesht thyerjeve të rekordeve.

Ata thanë se temperatura e Tokës ka kaluar përkohësisht mbi një prag të rëndësishëm të ngrohjes: objektivi prej 1.5 gradë Celcius i pranuar ndërkombëtarisht për të kufizuar ngrohjen globale.

Temperaturat ishin 1.5 gradë më të larta se koha para-industriale për një rekord prej 16 ditësh këtë muaj, ndërsa marrëveshja e klimës së Parisit synon të mbajë rritjen e temperaturës mesatare globale për 20 apo 30-vjet në 1.5 gradë.

Disa ditë tejkalimi i përkohshëm i këtij pragu ka ndodhur më parë, por asnjëherë në korrik.

Korriku ka qenë kaq i nxehtë në tre kontinente – Amerikën e Veriut, Evropën dhe Azinë – sa studiuesit thanë se një rekord ishte i pashmangshëm.

Vala e të nxehtit në pjesën jugperëndimore të SHBA-së nuk po tregon shenja ngadalësimi, ndërsa po përhapet gjithashtu në pjesën më të madhe të pjesës perëndimore dhe lindore me më shumë se 128 milionë amerikanë që po këshillohen të qëndrojnë brenda.

“Nëse një epokë akullnajash nuk do të shfaqej krejt papritur , është e sigurt se do të thyejmë rekordin për korrikun më të ngrohtë të regjistruar dhe muajin më të ngrohtë në rekord”, tha për agjencinë Associated Press, drejtori i agjencisë Copernicus, Carlo Buontempo.

Shkencëtarët thonë se një thyerje e tillë e rekordeve të nxehtësisë është një sinjal për ndryshimet e ardhshme ndërsa planeti ngrohet. Këto ndryshime shkojnë përtej valëve të zgjatura të të nxehtit dhe përfshijnë më shumë përmbytje, zjarre dhe ngjarje ekstreme të motit që vënë shumë njerëz në rrezik.

Lexo edhe :  Salvini: Macron të shkojë vetë si ushtar, nuk i dërgojmë bijtë tanë në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres u kërkoi udhëheqësve botërorë, veçanërisht atyre të vendeve të pasura, të bëjnë më shumë për të pakësuar emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë.

Pavarësisht viteshe negociatash ndërkombëtare për klimën dhe premtimeve të shumta nga shumë vende dhe kompani, emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë vazhdojnë të rriten.

“Ndryshimi i klimës është këtu. Është i frikshëm. Dhe është vetëm fillimi,” u tha zoti Guterres gazetarëve në një konferencë në Nju Jork. “Epoka e ngrohjes globale ka përfunduar; ka ardhur epoka e vlimit global”./ VOA

Të fundit

Rodrygo do largohet, por vetëm me një kusht

Edhe pse kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e afatit të merkatos verore, drejtuesit e Real Madrid janë...

Antonio Tajani: Do të bëjmë gjithçka për takimin Zelensky-Putin

"Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur një marrëveshje. Ne mbështesim iniciativat amerikane dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për...

“Xhelati” i Putinit del mashtrues! Plagoste veten për 2,5 mln euro shpërblim

Një nga ushtarakët më të dekoruar të ushtrisë ruse ka rezultuar të jetë pjesë e një mashtrimi të përmasave të mëdha. Hetuesit rusë kanë...

Berisha shkoi në Kosovë sepse ka bërë planin e arratisjes nga Shqipëria”

Avokati Idajet Beqiri, komentoi dosjen “Partizani”, teksa nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas avokatit Beqiri, pritet që të zbërthehen edhe dosje të...

Talenti i madh portugez zgjedh paratë e Arabisë Saudite

Rodrigo Mora është një nga lojtarët e rinj shumë premtues, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Në sezonin e kaluar,...

Lajme të tjera

Web TV