Në pranga biznesmeni, ish-kreu i operacionales dhe prokurori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme SPAK lëshoi mëngjesin e djeshëm 15 urdhër-arreste për një grup të dyshuar kriminal nën akuzën e vrasjeve, tentavës së vrasjeve dhe shpërdorimit të detyrës.

Përveç emrave të njohur të botës së krimit, në pranga kanë rënë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Grupit të Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, Oltian Bistri dhe kryeprokurori i Kukësit, Xhevair Lita.

Në orët e parë të mëngjesit të djesh SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste për disa individë të ligjur me krimin, biznesin, elitën e policisë dhe drejtësinë.

Një operacion i drejtuar nga Prokuroria e Posaçme çoi në arrestimin e drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita, ish drejtorin e Forcës operacionale në polici Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish punënjës policie dhe emra të njohur të botës së krimit.

Arrestimet kanë ardhur pas hetimit të disa vrasjeve dhe tentativash vrasje, ky dyshohet të jetë i përfshirë dhe Elvis Martinaj, një eksponent i krimit të organizuar, i cili rezulton prej kohësh i zhdukur. Personazhe të ndryshëm të cilët në pamje të parë duket se nuk i lidh asgjë me njëri tjetrin, por që sipas hetimeve të Prokurorisë së posaçme, i bashkojnë fijet e krimit të organizuar, ishin objektiv i operacionit të nisur gjatë natës së bashku me policinë.

Një pjesë e mirë e ngjarjeve e kanë zanafillën në Shkodër, qytet ku ashtu si dhe në Tiranë e Kukës, u ushtruan kontrolle në banesa të shumta të personave të dyshuar si të përfshirë në vrasje, tentative për vrasje apo atentate.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita, i cili dyshohet të ketë mbyllur çështje penale për të paktën një vrasje dhe një tentativë vrasjeje, në kohën kur ai ushtronte detyrën në prokurorinë e Shkodrës. Në njërën prej tyre, dyshohet të jetë i përfshirë biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar gjatë operacionit të sotëm.

Lexo edhe :  Rama tregon në Berat planin që ka për promovimin e verës shqiptare

Një ngjarje ku shfaqet dhe emri i Ervis Martinajt, eksponent i njohur i botës së krimit, i cili prej thuajse një viti rezulton i zhdukur. Megjithatë, Prokuroria e posaçme ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij.

Emri i biznesmenit Gjoka, është lakuar shpesh në mjediset politike, pasi opozita e ka akuzuar atë si një person të përfshirë në blerje votash në favor të partisë socialiste. I angazhuar më parë në lojërat e fatit, në korrik të vitit 2021 kompanisë së tij Imperial Group, iu dha statusi i investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti turistik në Velipojë, me një vlerë prej 52 milion eurosh. Investim i cili nuk rezulton të ketë nisur ende.

Në arrest, nën dyshimet se i ka ofruar informacione elementëve kriminalë, ka përfunduar dhe Oltion Bistri, deri para pak ditësh drejtues i Forcës operacionale, një prej njësive më të rëndësishme të policisë.

Bistri kishte marrë detyrën e Shefit të Operacionales, një pozicion me rëndësi për përgjimet në strukturën e Policisë, vjet në shkurt. Me ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit drejtoria e Krimeve është ndarë në dy sektorë, në Volum dhe të Rënda, ndërkohë, që ndarja bëhet sipas rëndësisë së kriminalitetit. Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit.

Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë. Po ashtu, është arrestuar dhe ish shefi i zyrës kundër krimit të organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbega, i cili u shkarkua nga policia një vit më parë, ndërsa ishte me detyrë në Berat.

Emra të tjerë të lidhur me Martinajn apo fisin e Bajrave në Shkodër, janë pjesë e listës së urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme, e për të cilët vijojnë kërkimet e policisë për kapjen e tyre.

Të fundit

Punonjësit shqiptarë më të stresuarit në Ballkanin Perëndimor

Punonjësit shqiptarë janë më të stresuarit, vetmuarit dhe trishtuarit në Ballkanin Perëndimor sipas sondazheve të kompanisë amerikane Gallup. Në raportin...

Gjatë 4 muajve vodhi në të njëjtin dyqan 7 palë syze, kapet 40-vjeçari

Gjatë 4 muajve, vodhi në të njëjtin dyqan, aksesorë me vlerë rreth 11 200 euro, kapet 40-vjeçari, i dënuar më parë, për të njëjtin...

A ka dallim mes “paqes” së Trumpit dhe kapitullimit?

Presidenti amerikan mburret se "ka një marrëveshje" për paqen me Rusinë. Ukraina është kundër, ndërsa shumëkush e quan këtë si kapitullim të Trumpit. "Unë...

‘Nisma Shqipëria Bëhet’ në Laprakë, Shabani: Luksi i tyre financohet nga vuajtjet tona!

Banorët e Laprakës i janë bashkuar takimit të “Nisma Shqipëria Bëhet” pasditen e së enjtes. Në takimin ku u prezantuan kandidatët dhe programi, kryetari...

Kërcënoi me armë zjarri bashkëshorten, arrestohet 40-vjeçari në Kamëz

Një 40-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. I arrestuari është identifikuar si Agron Mici. Mi sipas njoftimit të policisë...

Lajme të tjera

Web TV