Pastrim brenda PS-së? Lëvizja po vjen nga lart

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar reformim të thellë në strukturat drejtuese të partisë dhe qeverisë. Çfarë pritet të ndodhë në shtator dhe a kemi të bëjmë me një lëvizje katarsis, (pastrim- ndarje), apo një tentativë të kryeministrit për të përmirësuar imazhin?

Në përgjithësi lëvizjet për demokratizim të partive, krijimeve të fraksioneve, lejimin e mendimit ndryshe dhe diskutimet për ndryshim politikash vijnë nga poshtë, anëtarët, deputetët, kryesitë, apo përfaqësuesit e samblesë. Krejt e kundërta po ndodh në PS.

Lëvizjet po vijnë nga një dorë e vetme siç është kreu I PS dhe njëkohësisht kryeministri Edi Rama. Me shkrirjen e gjithë sekretariatit në parti, përfshirë edhe sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Rama e dha shenjën se në shtator do I “hyjë vençe” partisë, por do të merret edhe me kabinetin e tij.

Qeveria nuk e ka ndjerë vapën zhuritëse të korrikut dhe as ka preferuar që të pushojë, përkundrazi si rrallë herë në korrik ajo ka marrë vendime të rëndësishme sa i takon ndryshimeve në strukturën e Partisë Socialiste.

Dhe të parin veprim që bëri nxorri Sekretarin e Përgjithshëm të PS Damian Gjiknurit të luaj në politikë pa pasur përpara asnjë portë. Kjo lëvizje e Edi Ramës duket se ka të bëjë me hetimmin e Gjiknurit për incenratorët, por kjo mbetet për të parë.

Po ashtu do pritet shtatori nëse Arben Ahmetaj do të jetë pjesë e Partisë Socialiste apo do të përjashtohet si Saimir Tahiri. Në fakt për Ahmetajn vetëm një “procedurë” rutinë mund të jetë pasi përderisa votuan për arrestimin e tij, duket se rrugët tashmë janë të ndara me të. Interesante është lëvizja e Damian Gjiknurit, sot vetëm një deputet I thjesht dhe dikur ministër I rëndësishëm dhe më pas numri dy i partisë, deri tre ditë më parë.

 

Ndryshimet dhe fati i Gjiknurit

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi, i sapoemëruar në këtë detyrë, kanë dalë dje në një komunikim me gazetarët, pas vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij, Gjiknuri tha se në gjithë këto vite të drejtimit të tij, PS-ja ka arritur rezultate historike, duke kujtuar atë të zgjedhjeve të fundit parlamentare, ndërsa shprehu bindjen se me z. Klosi në krye, ajo do të forcohet edhe më shumë si organizatë.

Largimin nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri e sheh me optimizëm. Ai thotë se nuk e sheh si tradhti nga ana e kryeministrit Edi Rama, por si “fillimin e diçka të re”. Për Gjiknurin, largimi i tij nga ky post, ka ardhur si rezultat i këtij procesi riaftësimi brenda partisë dhe jo skenarë të tjera që janë artikuluar në publik, lidhur me akuzat e ngritura për të lidhur me aferën e inceneratorëve.

Lexo edhe :  Ambasada Amerikane radhit çastet e rëndësishme të vitit që po mbyllet

“Ne pas çdo procesi jemi në proces riaftësimi dhe këtë vendimmarrje e lidh me këtë proces, pa mohuar rezultatet e mira që kjo parti ka arritur. Nuk i quaj ato terma, fundi i diçkaje është dhe fillimi i diçkaje të re. Personalisht nuk ndjej braktisje, jam në komunikim të vazhdueshëm me Ramën, kam një marrëdhënie të qëndrueshme pune, në afërsi dhe distancë aq sa duhet, e respektoj vendimmarrjen tij dhe mundësitë që më ka dhënë”, tha Gjiknuri.

Sa i përket akuzave, Gjiknuri thotë se është mësuar me baltën e hedhur nga opozita. “Jam mësuar me akuza, ju e mbani mend që akuzohesh për 600 mln euro të CEZ dhe e vërteta doli dritën për diell, pastaj akuzohem për akuza të karakterit politik qoftë për zgjedhje, por ka vetëm një drejtësi që i gjykon këto gjëra, jo opinioni publik i krijuar nga vatra të ndryshme politike, ka vetëm një drejtësi dhe ligji dhe organet e drejtësisë do të flasim”, tha Gjiknuri.

Afera e Inceneratorëve “i hëngri kokën”, kolegut të tij, Arben Ahmetaj, por Damian Gjiknuri tashmë pa asnjë post në parti, tregon se nuk është i shqetësuar se mund të ketë të njëjtin fat. Ai thotë se në dijeninë e tij nuk është në hetim nga SPAK, por është i gatshëm që të jap llogari kurdoherë që do i kërkohet. Ai mbrohet duke thënë se posti i ministrit Energjetik në këtë aferë, që aso kohe drejtohej prej tij, ka qenë periferik.

“Sa i përket hetimit, ky hetim ka kohë që ka nisur, mbi 2 vjet, nuk jam thirrur ndonjëherë, në çdo moment që të më thërrasin, roli i ministrit të energjisë, ka qenë periferik, nuk mendoj që ato vepra janë të gabuara, por për shkak të drejt hijeve të procedurës, nuk kemi pse vrasim ato vepra dhe ka gjetur një zgjidhje. Nuk ndjej asnjë lloj shqetësimi jam shumë i hapur ndaj lloj sqarimi”, tha Ahmetaj.

Në të njëjtën linjë, ai mohon që SPAK të ketë nisur një hetim pasuror ndaj tij, duke mohuar që të ketë përfituar nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, tashmë në kërkim për aferën e inceneratorëve. “Pasuritë e mia janë publike.

Nuk kam informacion. Nuk shqetësohem nuk kam asnjë lloj përftimi nga personat në fjalë (Klodian Zoto e Mirel Mërtiri)”, tha ai. Tashmë pa asnjë post në parti, Gjiknuri shprehet optimist për të ardhmen, por këtë thotë se nuk e lidh domosdoshmërish me asnjë detyrë konkrete.

Të fundit

“Shikojnë tek vrima e çelësit”, psikologia Koromani: Jetoni jetën tuaj!

Ndërrimi i vitit merr kuptim kur jemi në këtë kapërcim mbi kohën. Zgjedhja e një urimi domethënës merr kuptim kur...

BE, gati të finalizojë planin për qendrat e kthimit të emigrantëve të paligjshëm

Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra kthimi” për migrantët e paligjshëm, ka thënë të enjten kryeministri...

Kush paguhet me rrogë 100 mijë lekë do të deklarojë të ardhurat brenda 31 marsit 2025!

Të gjithë ata individë që gjatë vitit që lamë pas kanë pasur pagë bruto 100 mijë lekë në muaj, për herë të parë do...

Rangers i Nedim Bajramit shkëlqen dhe turpëron Celtic në derbin e Skocisë

Rangers i Nedim Bajramit mposhti pasditen e sotme kryesuesit e Celtic me rezultatin e pastër 3 me 0, në duelin e vlefshëm për javën...

Mandatet parlamentare, si përfaqësohen 12 qarqet në Kuvend dhe harta e re elektorale

Në 11 maj qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend, deputetët. Këtë vit kryeqytetit iu shtua...

Lajme të tjera

Web TV