Rënia e euros në treg/ Rama: Leku i fortë, një histori suksesi e qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Tepelena dhe për rënien e euros dhe forcimin e lekut, një fenomen i nisur prej muajsh në vend.

Rama tha se ka pasur debat me një përfaqësues të sektorit të prodhimit dhe sipas tij, leku i fortë është një histori suksesi.

“Kam pasur një debat para pak ditësh me një prej përfaqësuesve të sektorit të prodhimit. Ne e dimë shumë mirë që në sektorin e prodhimit dhe të eksporteve ka pasur një stres jo të vogël për shkak të forcimit të lekut dhe rënies së euros në raport me lekun, por kjo… dhe kemi pasur një konsultë të gjerë me disa ndër ekspertët më të mirë ndërkombëtarë. Mos harroni që këshilltari im për ekonominë është këshilltari i kancelares Merkel.

Është një histori suksesi, është një histori suksesi. Një lek i fortë në këtë moment dhe në këtë kohë kur një lek i dobët do të na kishte sjellë një dhimbje koke katastrofike është një histori suksesi. Por nga ana tjetër duhet kuptuar që është dhe një kambanë e fortë alarmi për sektorin fason. Duhet shkuar drejt ciklit të mbyllur.
Ky stres jam i bindur që do nxisë një pjesë prej tyre të vrapojnë drejt ciklit të mbyllur siç kanë bërë disa të tjerë”, tha Rama.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV