Si të nxihemi shpejt dhe bukur në plazh?/ Merja: Ja vajrat më të mirë që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, folëm për nxirjen e shëndetshme të lëkurës në plazh. Pse disa njerëz vetëm skuqen, apo digjen dhe e kanë të vështirë të marrin ngjyrë nga rrezet e diellit? Si të aktivizojmë melaninën e trupit, përgjegjëse për nxirjen e lëkurës?

Me ardhjen e stinës së verës ajo që të gjithë kërkojnë me siguri është një nxirje e shpejtë dhe e qëndrueshme. Së pari duhet të përgatitet lëkura ndaj rrezeve të diellit. Ajo duhet të mbahet sa më e hidratuar dhe disa ditë përpara se të shkojmë në plazh duhet bërë një pastrim i thellë i lëkurës, i cili ndihmon në zhdukjen e qelizave të vdekura duke bërë që nxirja të jetë më e qëndrueshme dhe uniformë.

Ushqimi është shumë i rëndësishëm, duhet të ushqehemi në mënyrë të pasur e të shëndetshme me ushqime të pasura me vitamina, të cilat stimulojnë melatoninën.

Specalisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon disa vajra bimorë të cilët aktivizojnë dhe shtojnë melaninën:

·  Në 100 ml vaj arre (në mungesë vaj ulliri) shtoni 100 ml vaj kokosi dhe 100 ml vaj kajsie. Hidhni në të 5-6 gjethe arra të grira dhe 1 dorë lëvozhga qepe. Mbulojini me kapak. Përzieni 3-4 herë në ditë. Lëreni 10-12 ditë mundësisht në diell. Kullojeni dhe me këtë vaj lyeni trupin, ndihmon në nxirjen e lëkurës.

·  Në 100 ml vaj arre ose liri shtoni 50 ml vaj kokosi, 20 ml vaj karrote (ose 200 gr karrrota të grira), 100 ml vaj bajame të egër, 1 lugë çaji alkania ngjyruese dhe 4-5 gjethe arre të grirë. Hidhini në një vazo, mbyllini mirë dhe lërini 10-12 ditë. Në këtë mënyrë keni përftuar një vaj plazhi të shëndetshëm për nxirjen e lëkurës tuaj.

Lexo edhe :  Çfarë ndodh nëse hani një qershi me një krimb të fshehur brenda?

·  Në 100 ml vaj arre shtoni 1 lugë çaji vaj karrote, 10-15 pika essence borziloku, 10 pika vaj dafine dhe 30 gr fruta të thara aronie. Lëreni 10-12 ditë. Më pas kullojeni vajin dhe me të lyeni trupin dhe flokët.

Në fund të bisedës Merja theksoi se për të gjithë ata që kanë shumë nishane në lëkurën e tyre këshillohet që në orarin kur rrezet e diellit janë më të forta, të mos ekspozohen si dhe të përdorin krem me faktor të lartë mbrojtës si dhe vajin e kajsisë, i cili është shumë efikas për njollat kafe dhe nishanet.

Ndërsa për ata që kanë marrë shumë skuqje dhe djegie të lëkurës, këshilloi që të bëjnë një shpëlarje të trupit me ujë të ftohtë me sodë buke. Pasi e lagin trupin, e thajnë dhe e lyejnë me një fetë kastravec. Më pas vendosin pak vaj lulebasani ose vaj arre.

Të fundit

6000 vende të lira pune, mungesa e stafit është “plaga” e turizmit shqiptar

Kriza e viteve të fundit ka ndryshuar rregullat e lojës: bizneset nuk kërkojnë më “më të mirin”, por dikë...

Pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

Në një botë që po përjeton transformime të mëdha, teknologjike, ushtarake, klimatike dhe gjeopolitike, marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë po shfaqet si një nga...

Dalin para gjykatës 14 doganierët e arrestuar në Qafë Botë! I kërkuan 150€ shqiptarit

Para hetuesit në Igumenicë u paraqitën që në mëngjesin e së dielës 14 doganierët e arrestuar në pikën kufitare të Mavromatis për marrje ryshfeti....

Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e vjetër, që lidh Laçin me Mamurrasin, ku një prej automjeteve është fugon pasagjerësh. Mësohet se nga ky...

Ulsi Manja ka gati emrat e zyrtarëve në burgun e Drenovës

Telefoni që iu gjet Laert Haxhiut në qeli u “hëngri kokën” zyrtarëve të lartë të burgut të Drenovës. Një ditë më parë, Drejtoria e...

Lajme të tjera

Web TV