Transformimi e-Albania!/Do komunikohet me qytetarët si ChatGPT, opsion edhe me video call

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portali qeveritar e-Albania do t’i nënshtrohet një transformimi rrënjësor brenda këtij viti. Kryeministri Edi Rama thotë se qytetarët që do marrin shërbim do të komunikojnë me e-Albanian njëjtë si ChatGPT, ku do marrin përgjigje në kohë reale për çdo pyetje.

e-Albania s’do të jetë më thjesht me shkrim, por qytetarët do kenë edhe ‘shoqëruesin’ me zë, ku do kenë opsionin edhe për video call që të orientohen për të gjithë procesin e marrjes së një shërbimi të caktuar.

“Po ashtu jemi duke transformuar e-Albania. Në fillim të sezonit do komunikojë me qytetarët njësoj si ChatGDP. S’do ketë më nevojë për help desk e e-Albania, qytetari që do hyjë në e-Albania do jetë i shoqëruar nga inteligjenca artificiale si dikush nga mbrapa ekranit që i shkruan në kohë reale.
Edhe Bashkëqeverisjen do e fusim në këtë proces. Brenda vitit do kemi edhe shoqëruesin virtual me zë dhe figurë.
E-albania s’do jetë më thjesht me shkrim, por do marrësh me Face Time dhe ai personi, që nuk është real, po di të gjitha, do të drejtojë, kliko këtu, shko aty për të marrë shërbimin. Edhe për drejtësinë kemi nis një projekt të inteligjencës artificiale. Do informojë publikun, do rrisë transparencës”, tha Rama.

 

*e-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin.

Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Të fundit

Situata e përsëritur me zjarret vitet e fundit, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për zjarret në studion e News24 moderuar nga Megi Latifi,...

Pushtohet Praga, në Çekosllovaki hyjnë 500 mijë trupa të Traktatit të Varshavës

20 gusht 1968 - rrëzohet Pranvera e Pragës apo: socializmit me fytyrë njerëzore Nga Leonard Veizi Në agimin e 20 gushtit 1968, Praga u zgjua nën...

Parashikimi i motit për sot, 20 gusht 2025

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata me diell dhe kalime...

INSTAT: Rritet punësimi tek të moshuarit! Shkak emigrimi dhe pensionet e ulëta

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë të rinjtë e ikur...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Lajme të tjera

Web TV