Zgjedhjet në PD/ Hani sulmon Bardhin: Vendimi jot i pavlerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për kryetar të PD-së, Gjergj Hani ka sulmuar Gazment Bardhin lidhur me vendimin për anulimin e zgjedhjeve për kreun e ri të PD-së.

Ai tha se vendimi nuk ka asnjë vlerë ligjore.

“Vendimi i marrë nga Bardhi nuk ka asnjë vlerë ligjore. Ngelet për tu parë. Do të flasë drejtësia, që do të marrë vendimet e saj dhe ne i pranojmë vendimet e drejtësisë. Sot të përpiqemi të ketë mbarvajteje dhe të mos thyejmë hedhtjen zgjedhore, ditën e hënë jeni të ftuar të jeni pjesmarrës gjatë deklaratës time. Sot fitojnë demokratët.”, u shpreh  Gjergj Hani.

Në një deklaratë për mediat pasi hodhi votën e tij në kuti ai ftoi të gjithë demokratët që të votojnë masivisht.

“Falenderoj të gjithë demokratët dhe i ftoj të dalin të votojnë masivisht.”, tha ai.

Sipas tij mundësitë për garën nuk ishin të barabarta por ai thotë se e ka përcjellë mesazhin për një PD ndryshe.

Ai nënvizoi se nuk ka pasur mundësi për të bërë fushatë në të gjithë vendin.

“Ishte Kryesia e Partisë ajo që vendosi tonet se si do të zhvillohet fushata. Mundësitë nuk ishin të barabarta por jam i bindur që Gjergji ka përcjellë mesazhin për një PD ndryshe.”

Të fundit

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

Lajme të tjera

Web TV