Lufta e Lulit (pa shaka), vërtet sapo ka filluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Andi Bushati

Shumëkush nga ata që e ndoqën shakanë e zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të asaj që ai vazhdon ta quajë Partia Demokratike, e përcolli këtë ngjarje me batutën cinike: “beteja sapo ka filluar”. Disa media kundër tij e vunë këtë në ballina, si titull kryesor, ndërsa zanatçinjtë e memeve shtuan kokeksionin e tyre me një episod të ri të kësaj fabule të vjetër.

Por, ndryshe nga deklarata e pas zgjedhjeve të 2021, që u shndërrua në hit nga të qeshurat frenetike në emisionin “Të paekspozuarit”, ndryshe edhe nga ajo që e pasoi menjëherë pas disfatës së 6 marsit: “Unë nuk kam humbur as një betejë”, këtë radhë Lulzim Basha ka përzgjedhur një luftë që fitohet më lehtë. Ai ka nisur vërtet një kryqëzatë të re.

Pasi dështoi në mënyrë spektakolare, për dhjetë vite me radhë të mundte Edi Ramën (natyrisht kjo jo vetëm për fajin e tij), në vend që të ndryshonte taktikë, ai vendosi të ndryshojë kundërshtar. Pasi u bind se kryeministrin aktual, nuk e mposhte dot, ai e ndau mendjen ti shërbejë atij, për të vënë, së bashku, përfund, të tjerët. Ai zgjodhi të ketë armiq të njëjtë me Ramën, për t’u ngushëlluar se dikur edhe ai mund të jetë në krahun e fituesit.

Natyrisht, në rrugën drejt kësaj fitoreje ka paguar një çmim jo të vogël. Nga 53 deputetë ka mbetur vetëm me 8. Në një këshill Kombëtar që e përkrahte unanimisht, tani nuk ka më shumicë. Në mbledhjen e fundit të kryesisë nuk siguroi dot as korumin për t’a quajtur të vlefshme. E mbi të gjitha, për t’u rizgjedhur në krye të një partie që mund të ndryshojë seli, vulë apo flamur por, kurrë emrin, ai e reduktoi atë nga mbi 100 mijë anëtarë, në 25 mijë formalisht (por që në të vërtetë janë shumë më pak sesa kaq).

Lexo edhe :  Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Pra, edhe me rezultatet që ka marrë në dy testime elektorale që janë bërë, edhe me numër anëtarësh në forume, deputetësh apo më kryesorja me antarësi, Lulzim Basha e ka pranuar që është një pakicë e papërfillshme brenda asaj që ishte PD-ja e dikurshme e bashkuar.

Por, me gjithë këtë, ai është vetëshpallur kryatar dhe njësoj si në zgjedhjet e shkuara, me ndihmën e Ramës do ti vjedhë asaj vulën edhe siglën, për të arritur qëllimin e pushtetit: mbajtjen e opozitës të përçarë.

Dhe këtë betejë të re Basha nuk e ka me shaka. 29 korriku tregoi se ai do t’i shkojë deri në fund misionit për t’i shërbyer Edi Ramës si një opozitë fallco.

Prandaj, ata që po qeshin dhe po zgërdhien me luftën e tij të saponisur me shumë gjasë do të zhgënjehen. Sepse këtë radhë Basha ka zgjedhur të mos jetë në anën e humbësve. Në pamundësi për të qenë një komandant fitues, ai ka preferuar të shërbejë si ushtar i palës tjetër. Në këtë kuptim lufta e tij, ajo për të sekuestruar si pakicë të drejtat që i takojnë opozitës, vërtet sapo ka filluar.

Të fundit

6000 vende të lira pune, mungesa e stafit është “plaga” e turizmit shqiptar

Kriza e viteve të fundit ka ndryshuar rregullat e lojës: bizneset nuk kërkojnë më “më të mirin”, por dikë...

Pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

Në një botë që po përjeton transformime të mëdha, teknologjike, ushtarake, klimatike dhe gjeopolitike, marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë po shfaqet si një nga...

Dalin para gjykatës 14 doganierët e arrestuar në Qafë Botë! I kërkuan 150€ shqiptarit

Para hetuesit në Igumenicë u paraqitën që në mëngjesin e së dielës 14 doganierët e arrestuar në pikën kufitare të Mavromatis për marrje ryshfeti....

Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e vjetër, që lidh Laçin me Mamurrasin, ku një prej automjeteve është fugon pasagjerësh. Mësohet se nga ky...

Ulsi Manja ka gati emrat e zyrtarëve në burgun e Drenovës

Telefoni që iu gjet Laert Haxhiut në qeli u “hëngri kokën” zyrtarëve të lartë të burgut të Drenovës. Një ditë më parë, Drejtoria e...

Lajme të tjera

Web TV