“Nuk e njohim Bashën si kryetar”/ Sula: S’mund t’i besosh dikujt që ka humbur pesë herë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaron se nuk e njeh Lulzim Bashën për kryetar të PD.

Duke folur në një lidhje live me SKYPE në News24, ai tha se s’mund të kesh besim te dikush që ka humbur mbi 5-6 herë.

“Ne si grup nuk e njohim Bashën si kryetar të PD-së, pasi nuk mund të kesh besim te një njeri që ka humbur 5-6 herë. Nuk kam shkuar as në mbledhjen e Kryesisë, pasi nuk e njohim atë Këshill, kryetar apo zgjedhje. Zotëria mund të thotë që unë mund të jem anëtar, por e shoh që u bë dita e dytë që vërshojnë lum urimet.

Nuk po ngel asnjë vend pa e uruar për këtë fitore. E kuptoni ku jemi katandisur? Kjo është një turp. Kishte shanset që pas dorëheqjes të jepte kontributin e tij. Kishte një vit e ca që u largua nga skena dhe kishte mundësi për të kontribuar në Parlament me diskutime. I futi ca pushime dhe shyqyr që ndodhi luftë në Ukrainë, e u rikthye. Vishet me bluza si Zelenksy, edhe gruaja e Zelenskyt thotë “kush na i vjedh bluzat ne tela?”. Është bërë meme.

Nëse humb 5-6 herë rresht, ke besim te unë? Ke dalë nga kategoria? Çfarë ke ndryshuar te ty? Je bërë më i bukur, më i zoti? Ishalla ka bërë ndonjë shpikje, se rrota është bërë.”, u shpreh Dashnor Sula.

 

Të fundit

Luiz Ejlli në spital, këngëtari përfundon në operacion/ Dhimbjet më filluan te recepsioni

Luiz Ejlli i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, teksa një gjë të tillë e ka zbuluar vetë në rrjetet...

Katastrofë në Pilur të Himarës/ 650 hektarë pyje të djegura, ndërhyrja nga toka vazhdon

Rreth 650 hektarë kullota dhe sipërfaqe me bimësi janë djegur nga zjarri disaditor që përfshiu zonën e Pilurit në bashkinë e Himarës. Aktualisht, situata...

FC Barcelona prezanton kanalin e vet në WhatsApp

FC Barcelona ka lançuar Kanalin e vet WhatsApp , funksionin e ri të platformës me anë të të cilit mesazhet mund të dërgohen direkt te...

Cilët janë faktorët e rrezikut për autizëm gjatë shtatzënisë?

Ekspertët besojnë se ka disa faktorë (shumë prej të cilëve ndoshta ende të panjohur) që së bashku ndikojnë në zhvillimin e një foshnje me...

Ankorohet në Portin e Durrësit superjahti i miliarderit të njohur

Porti i Durrësit ka qenë stacioni i radhës i një superjahti luksoz. Në kalaten nr. 5 të portit të Durrësit, mëngjesin e kësaj të...

Lajme të tjera

Web TV