Ja pse duhet të hani gjatë gjithë verës pjepër!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes frutave më të dashura në stinën e verës është pa diskutim edhe pjepri.

I pasur me vitamina A, C dhe PP, njohur ndryshe si niacinë, vitamina B1 dhe B2, kalium, fosfor etj, fibra të tretshme në ujë dhe proteina, pjepri mund të quhet pa frikë fruti mrekullibërës që nuk duhet të mungojë kurrsesi në tryezën tuaj, aq me tepër që jemi në sezonin e tij.

Më poshtë gjeni të gjitha vlerat e tij ushqyese, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe stilin tuaj të jetesës.

1.Forcon sistemin imunitar: Pjepri është i pasur me beta-karoten, fitokimikate dhe vitaminë C. Të gjithë këta përbërës stimulojnë prodhimin e qelizave të bardha që kanë efekt mbrojtës për sistemin imun duke e forcuar atë dhe shkatërruar bakteret e dëmshme, viruset dhe toksinat e ndryshme.

2.Lufton kancerin: Pjepri është i pasur me antioksidantë dhe përbërës me veti antibakteriale dhe antiinflamatore që parandalojnë veprimin e radikaleve të lira në organizë, parandalojnë kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

3.Lufton artritin: Pjepri mund të ndihmojë në parandalimin e stresit oksidativ në nyje dhe kocka, duke reduktuar inflamacionin e tyre, i cili mund të çojë në kushte të tilla si artriti.

4.Lufton diabetin: Disa studime kanë treguar se konsumi i pjeprit përmirëson metabolizmin e insulinës, që do të thotë një luhatje më të qëndrueshme të sheqerit në gjak.

5.Lufton stresin: Kaliumi është një nga substancat ushqyese thelbësore që gjendet tek pjepri. Kaliumi rrit qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në tru dhe ju bën të ndiheni më të qetë. Përveç kësaj, duke reduktuar praninë e hormoneve të stresit në trup, mund të zvogëlohen shume simptomat e ankthit.

Të fundit

Kërcënonte inspektorët e IMT, arrestohet 23-vjeçari që maskohej si shofer në SPAK

Policia e Tiranës ka ndaluar 23-vjeçarin Romario Ibraliu, i cili prezantohej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënonte...

Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt

Jo vetëm nga shqiptarët... Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt. Nga mbi 6 mijë e në 2019-n, vitin e shkuar pati vetëm 104...

13 mijë të huaj janë pajisur me leje pune në Shqipëri

Shqipëria po josh të huajt. Synimet për të zëvendësuar fuqinë punëtore nga vendet e tjera, ndonëse me ulje-ngritje po japin rezultat. Sipas të dhënave...

7 vite më e madhe, Lamine Yamal zbulon të dashurën

Emri i Lamine Yamal përbën sensacion në media, pavarësisht nëse ai është në fushën e blertë apo jetën private. Edhe pse është aluduar shumë...

Kush është 60-vjeçarja që u bë sot deputetja e 140-të e Parlamentit?

Ana Dajko është deputetja e vetme që do të përfaqësojë partinë “Shqipëria Bëhet” në legjislaturën e shtatorit në Kuvendin e Shqipërisë. 60-vjeçarja është mamaja...

Lajme të tjera

Web TV