Kë ka dëmtuar më shumë rënia e euros? Ja qytetet më të prekura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se depozitat bankare në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë janë në rënie për të gjitha rrethet (definicioni i Bankës së Shqipërisë për bashkësitë lokale).

Shifrat e analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel” tregojnë se, Lezha është rrethi/qyteti me rënien më të madhe të depozitave, me plot 2.3% gjatë tremujorit të dytë të vitit. Pas Lezhës ndjek Vlora, me 1.8%, dhe më pas Durrësi me 1.4% rënie.

Vijon renditjen Korça, me 1.2% rënie si dhe Tirana me 1%. Nga ana tjetër, Fieri me 0.4% rënie dhe Elbasani me 0.5% janë rrethet/qytetet me rënien më të ulët të depozitave gjatë kësaj periudhe kohore, sinjalizojnë shifrat zyrtare.

Kjo rënie është tërësisht rrjedhojë e zhlerësimit të euros dhe monedhave të tjera, duke qenë se për arsye statistkore depozitat shprehen në Lekë nga Banka e Shqipërisë. Nëse shohim shifrat e depozitave sipas rrethit dhe monedhës kuptojmë se për të gjitha qytetet vlen e njëjta gjë; në lekë janë në rritje, ndërsa në monedhë të huaj në rënie.

Janë  Lezha, Fieri dhe Durrësi qytetet që regjistrojnë rënien më të madhe të depozitave në monedhë të huaj, të shprehura në lekë. Për Lezhën rënia është 4.7%, për Fierin pranë 3.5% dhe për Durrësin pranë 3.6%.

Tirana ndërkohë është qyteti me zhvlerësimin më të ulët të depozitave në valutë mes qyteteve të tjera, me “vetëm” 1.9% në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë. Fieri me 2.3% rritje dhe Elbasani me Durrësin me nga 1.2% rritje janë qytetet me rritjen më të madhe të depozitave në lekë gjatë kësaj periudhe kohore, sinjalizojnë shifrat.

Lexo edhe :  Deputeti i PD Bledion Nallbanti dhe vëllai i tij godasin me grushte një drejtues kamioni

Por, ajo që bie më së shumti në sy nga shifrat është analiza e tyre vetëm për individët, pra qytetarët, pa përfshirë biznesin.

Në të gjitha rrethet/qytetet që raporton Banka e Shqipërisë, rënia e depozitave për individët është më e lartë se rënia totale, çka do të thotë se zhvlerësimi i euros ka prekur ndjeshëm më shumë qytetarët se sa bizneset apo qeverinë qendrore a lokale.

Asnjë qytet nuk shpëton nga ky fenomen. Për Tiranën psh, rënia totale e depozitave fiksohet pranë 1%, ndërkohë që vetëm për individët pranë 2%. Lezha me 2.9%, Vlora me 2.5% si dhe Tirana me 2% rënie janë qytetet më të prekura nga zhvlerësimi i depozitave të qytetarëve, si rrjedhojë e kolapsit të euros.

Në terma absolutë bëhet fjalë për rreth 20 miliardë lekë humbje nga individët në total në vetëm tre muaj, çka përkthehet në thuajse 200 milionë euro me kursin e sotëm të këmbimit. Vetëm për Tiranën kjo humbje është mbi 90 milionë euro.

Këto shifra flasin qartë për efektin e zhvlerësimuit të euros në ekonominë familjare, dhe ku janë dëmtuar më shumë e ku më pak këto ekonomi. Përmasat e ecurisë së kursit të këmbimit nuk duken aspak të papërfillshme dhe nga ana tjetër këto shifra nuk reflektojnë rënien e lirë të euros gjatë muajit korrik./SCAN

Të fundit

Çfarë ndodhi? SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit të njohur (Emri)

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 6 maj me konkluzionet në çështjen e vetingut...

Rama nga Elbasani: Prindërit të votojnë që t’u japin fëmijëve pasaportën europiane

Në takimin përmbyllës elektoral në Elbasan, kryesocialisti Edi Rama iu drejtua prindërve të kësaj bashkie, këtij qarku e mbarë Shqipërisë, që me 11 maj...

E reja e sondazheve, ku refuzohet analiza reale

Ylli Pata  Nga sondazhet e transmetuara mbrëmë në disa televizione nga kompani të ndryshme, të gjitha prestigjoze, nuk se kishte ndonjë të re të madhe...

Xheneta fitoi gjyqin ndaj Drilonit, sfidë publike: “Hajde përballemi, a ke frikë?”

Pas vendimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi në favor të Xheneta Fetahut, në lidhje me gjyqin me fituesin e "Big Brother VIP Kosova...

Kukës / Dhunohet një polic i qarkullimit, përfundon në spital me plagë të shumta

Dhunohet një efektiv policie i qarkullimit në Kukës nga disa persona. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës sepse efektivi i ka ndaluar...

Lajme të tjera

Web TV