Pas Yuri Kim, një tjetër zyrtar i lartë amerikan përfundon misionin në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas largimit të ambasadores Yuri Kim nga Shqipëria, një tjetër zyrtar i lartë i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë ka përfunduar misionin e tij në Shqipëri.

Ekipi i ambasadës ka njoftuar largimin e Zëvendës Shefit të Misionit, Demian Smith, i cili shërbeu në Shqipëri për një periudhë rreth 2-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ekipi i Ambasadës ka ndarë pamjet nga festa e largimit të Demain i cili pritet të marrë një tjetër post në Washington.

Kujtojmë se më herët edhe ambasadorja Yuri Kim përfundoi misionin e saj në Shqipëri. Ajo mori postin e zëvendësndihmëssekretares për Çështjet Evropiane në Departamentin Amerikan të Shtetit.

NJOFTIMI I AMBASADËS PËR LARGIMIN E DEMIAN SMITH

Stafi i Ambasadës Amerikane i dha lamtumirën këtë javë Zëvendës Shefit të Misionit/I Ngarkuari me Punë Demian Smith pas dy vitesh shërbimi në Shqipëri.

Ekipi i Ambasadës u mblodh për t’i uruar më të mirat Demian dhe familjes së tij ndërsa ai kthehet në Uashington DC për detyrën e tij të radhës.

Punonjësit falënderuan Demian për udhëheqjen e tij, mbrojtjen e fortë dhe dhembshurinë që ai tregoi ndaj të gjithëve në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

Do të na mungojë ngrohtësia, qëndrimi pozitiv dhe mbi të gjitha kostumi i Yjeve dhe Vijave në 4 Korrik! Gjithë të mirat Zoti Smith.

 

Të fundit

Çfarë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928: Burgimi mund të bëhet në shtëpi punëtorie

Nga Dashnor Kaloçi Pjesa e pestë Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e...

Dollari dhe paundi rënie drastike brenda pak ditësh/ Kursi i këmbimit, 7 Mars 2025

Sot, më datë 7 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë Dollari amerikan blihet me 90.8 lekë...

Parashikimi i motit për sot, 7 mars 2025

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori Shqiptar do të vijojë nën ndikimin...

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11...

Lajme të tjera

Web TV