Njoftoi mbajtjen e Kuvendit më 2 shtator, Basha mesazh demokratëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD Lulzim Basha, në vazhdën e takimeve me drejtuesit demokratë bën me dije se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më 2 Shtator për të diskutuar e vendosur aksionin politik.

Po ashtu Basha thotë se në këtë Kuvend, do të vendosen të gjitha ato ndryshime që do ta modernizojnë, hapin dhe forcojnë ‘familjen tonë politike”, për ta kthyer në alternativën që presin shqiptarët.

Postimi i plotë i Bashës:

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më 2 Shtator për të diskutuar e vendosur aksionin politik dhe të gjitha ato ndryshime që do ta modernizojnë, hapin dhe forcojnë familjen tonë politike, për ta kthyer në alternativën që presin shqiptarët.

Me strukturat drejtuese të Qarqeve të Kukësit dhe Lezhës diskutuam për rivitalizimin e Partisë Demokratike, për t’u bërë zëri i qytetarëve përballë padrejtësive të kësaj qeverie të korruptuar.

Shembujt për këtë janë kudo, nga Afera mafioze e Inceneratorëve, tek fondet IPARD që përdoren për të nginjur qeveritarë të korruptuar dhe jo fermerët shqiptarë; nga abuzimi me PPP-të, tek ligji për investimet strategjike.

Ky i fundit është përdorur nga Edi Rama për të shpërblyer miqtë e tij dhe ata që i kanë sjellë vota dhe para, madje “investitor strategjik” janë bërë edhe persona të krimit të organizuar. Prandaj ne do të kërkojmë:

Hetim parlamentar të të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit.

Përballja me korrupsionin, pastrimi i politikës, dhënie e fuqisë qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, si edhe vota e diasporës janë jetike për çlirimin e potencialit të madh që vendi ka ynë9iu= 9 v

Të fundit

Nga 1 gushti, recetë e re mjekësore e unifikuar në gjithë sistemin shëndetësor

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për modernizimin e sistemit shëndetësor dhe rritjen e efikasitetit në procesin e përshkrimit...

Delvinë/ Ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë , nën hetim 3 persona

Një nga rastet më të rënda të dëmeve nga zjarret në qarkun e Vlorës ka çuar në nisjen e hetimeve për tre shtetas të...

Panik në aeroportin e Antalias/ Avioni bën ulje emergjente pas një defekti (VIDEO)

Paniku përfshiu aeroportin e Antalias në Turqi kur një aeroplan i Turkish Airlines bëri një ulje emergjente për shkak të një zjarri në marshin...

Njihuni me James Bond-in e ri: “007: First Light” fitoi licencën për të ngjallur emocione

Ndërsa e ardhmja e sagës filmike mbetet e paqartë, zhvilluesit e lojës së re zbulojnë si ia paraqitën idenë origjinale kompanisë Eon Productions dhe...

KAS i heq mandatin kushërirës së Lapajt, e merr e para e listës së mbyllur

Lufta për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit ka hyrë në një fazë të re, pas një vendimi...

Lajme të tjera

Web TV