Lewa flet për largimin nga Bayern: “Doja një stil tjetër jetese, mosha thjesht një numër”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert Lewandowski mbylli sezonin e parë me Barcelonën teksa polaku kontribuoi në titullin e katalanasve që ia dolën të linin pas rivalët e përhershëm Real dhe Atletico Madrid. Në sezonin e tij të dytë me blaugranat, sulmuesi shpreson të shijojë suksese edhe në Europë ndërsa në një intervistë për prestigjiozen franceze L’Equipe, thekson se për të mosha (mbush 35-vjeç në muajin gusht) është thjesht një numër dhe se ai ende ndihet mirë, madje testet e vërtetojnë se po kalon një formë të shkëlqyer.

“Unë e them gjithnjë se mosha është thjesht një numër, kur zgjohem në mëngjes nuk mendoj se po plakem. Pastaj shoh testet në vizitat mjekësore dhe gjithçka shkon mirë, parametrat janë në rregull. Ndonjëherë, ndihem edhe më mirë se kur isha i ri. Sporti i këtyre viteve të fundit ka pësuar shumë ndryshime nga e kaluara dhe unë kujdesem shumë për fizikun tim, e përmirësoj çdo ditë atë. E di shumë mirë se çfarë duhet të bëj për të qëndruar në formë, kur përballem me të rinjtë e skuadrës marr edhe më shumë energji.

Vendimi për t’u larguar nga Bayern? Doja të ndryshoja stilin e jetës, doja një shtet tjetër, një gjuhë të re dhe persona të rinj. Kam ëndërruar gjithnjë që të luaja në Spanjë dhe ishte momenti i duhur për të lëvizur. Te Bayern i fitova të gjitha, arrita rekorde dhe tituj. Isha i lumtur aty, por e ndjeja se ishte momenti i duhur për të lëvizur”, u shpreh Lewandowski.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV