Lufta me Rusinë, Sllovakia lejon nëntë qytetarë t’i bashkohen ushtrisë ukrainase

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, u ka dhënë leje nëntë qytetarëve sllovakë për të shërbyer në ushtrinë ukrainase, e cila është duke luftuar kundër pushtimit rus. Mediat sllovake raportuan më 5 gusht se Caputova i vlerësoi 35 kërkesa të qytetarëve për të luftuar përkrah ushtrisë ukrainase, dhe i pranoi nëntë prej tyre.

Arsyet e pranimit apo refuzimit të kërkesave nuk janë dhënë. Sipas ligjit në fuqi në Sllovaki, qytetarët sllovakë kanë të drejtë t’i bashkohen ushtrisë së një vendi të huaj vetëm me lejen e presidentit të vendit. Pa një leje të tillë, sllovakët përballen me ndjekje penale.

Në fillim të këtij muaji, Republika e Çekisë njoftoi se u ka dhënë leje të ngjashme 146 qytetarëve të vet qëkur nisi pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022.

Të fundit

Ushtria amerikane “zbarkon” në Kosovë në kuadër të “Defender Europe 25”

Kosova sivjet është nikoqire e stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”. Ushtrimet do të mbahen në poligonin ushtarak të Babaj...

Zbulohet pas 48 vitesh fëmija ilegal i Freddie Mercury me gruan e shokut të tij

Një libër i ri biografik që do të publikohet së shpejti, me titull “Love, Freddie”, po trondit botën e muzikës dhe fansat e Queen,...

VIDEO/ Napoli në festë, mijëra tifozë festojnë titullin kampion!

Një natë për t'u mbajtur mend në Napoli, jo si shumë herë. Skuadra e qytetit fitoi titullin e katërt në historinë e Serie A dhe...

Rama: Projekt me Italinë për energjinë, kemi ngritur parkun e parë teknologjikë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), kur ndër të tjera foli...

Lajme të tjera

Web TV