Robin Krasniqi triumfon ndaj kundërshtarit francez dhe fiton titullin WBC Silver

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robin Krasniqi ka fituar duelin e vlefshëm për titullin WBC Silver në peshën Light Heavyweight, pasi kundërshtari Nadjib Mohammedi u diskualifikua nga juria.

Derisa ishte parashikuar që boksieri shqiptar të ngjitej në ring në orën 18:30 të ditës së shtunë, kjo gjë nuk ndodhi deri në 00:30 të ditës së diel dhe kjo për shkak të kushteve atmosferike.

Por, pas pritjes së më shumë se pesë orëve, Krasniqi ia doli ta mposhte kundërshtarin me prejardhje nga Algjeria, fitore kjo e vlefshme për titull WBC Silver.

Boksieri francez ishte duke prirë me pikë ndaj Krasniqit, por që juria e diskualifikoi për goditje të parregullta.

Ky triumf nuk ishte i thjeshtë, pasi për të ishte një plotësim i një ëndrre të madhe për të boksuar para popullit shqiptar.

Kjo ishte padyshim nata e boksierëve shqiptarë, pasi para Haxhi Krasniqit, fitore morën edhe Dielli Vranoci, Valon Ahmeti, Kushtrim Tahirukaj, Bernardin Jakaj, Isuf Kelmendi, James Kraft dhe Armend Xhoxhaj.

Të fundit

Kampioni i muskujve dhe karakterit, Endri Pandazi drejt Arabisë Saudite

Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht...

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante...

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera...

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në një reagim për Report Tv,...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Lajme të tjera

Web TV