Korja e bukës/ Vlerat befasuese për shëndetin dhe stomakun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që kur keni qenë të vegjël shpesh prindërit ose gjyshërit ju kanë thënë se korja e bukës duhet konsumuar pasi është shumë e shëndetshme. Një studim gjerman i kryer në vitin 2002 zbuloi se korja e bukës përmban një antioksidant që është i dobishëm kundër qelizave të dëmshme.

Sipas studimeve, ky antioksidant gjendet 8 herë më shumë te korja se sa te tuli. Ky antioksidant quhet pronillysine dhe formohet gjatë gatimit të bukës, si të asaj me maja ashtu edhe asaj pa maja.

Buka përmban shumë fibër që ndihmon për tretjen dhe parandalimin e problemeve të sistemit tretës. Pjesa që ka më shumë fibër është korja e saj. Antioksidanti magjik te korja është në kulmin e vet kur buka piqet. Studiuesit kanë zbuluar se buka e grurit dhe ajo e elbit kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve. Sipas tyre, është e rëndësishme të konsumoni bukë me drithëra të plotë, të papërpunuara. Një bukë e tillë është e pasur me fibër dhe ushqyes të tjerë.

Buka është një ndër ushqimet më të preferuara por njëkohësisht edhe më pak të rekomandueshme. Ka dieta të shumta të fokusuara në heqjen e bukës nga produktet ushqimore. Natalie Mokari, një dietologe me bazë në Charlotte, Karolina e Veriut thotë se:

Unë shoh shumë klientë që mendojnë se nuk duhet të hanë bukë, gjë që është e trishtueshme për mua sepse buka është një burim i madh i drithërave të plota. Po, është e vërtetë. Buka mund të jetë pjesë e një diete të ekuilibruar dhe karbohidratet janë vendimtare për një shëndet të mirë. /TAR/

Të fundit

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Gjysma e të rinjve do të përballen me probleme shëndetësore

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për gjendjen e rënduar të shëndetit tek adoleshentët në mbarë botën. Një studim i publikuar...

Histori/ Si radikali shpërtheu bombën në koncertin e Ariana Grandes në “Mançester Arena”

Përgatiti: Leonard Veizi Ritmet e muzikës pop, që vazhdonin të kumbonin në veshët e gjithkujt që kishte ndjekur nga afër koncertin madhështor, papritur u tjetërsuan....

Netanyahu nuk tërhiqet: Rripi i Gazës do të jetë tërësisht nën kontrollin tonë

Benjamin Netanyahu i zgjedh fjalët me kujdes, nën presionin e paprecedentë ndërkombëtar për shkak të katastrofës së vazhdueshme në Gaza, por ai nuk tërhiqet...

U pyet për avionin dhuratë nga Katari, Trump ‘tërbohet’ me gazetarin në Shtëpinë e Bardhë

Një moment tensioni u shënua nga presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur gazetari Peter Alexander e pyeti për një dhuratë luksoze...

Chiara Ferragni-n e braktis edhe partneri i ri, kthehet tek ish-gruaja!

Revista e njohur italiane “Chi” ka publikuar disa foto ekskluzive të kapura nga paparacët, ku Giovanni Tronchetti Provera, (ish)partneri i influenceres së famshme, shfaqet...

Lajme të tjera

Web TV