Komisioni Rregullator në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve miratoi me 3 vota pro dhe 1 kundër rezultatin e Zgjedhjeve të 14 majit 2023.
Kundër votoi Muharrem Caka, anëtar i propozuar nga opozita.
Kujtojmë se në zgjedhjet vendore të 14 majit Partia Socialiste mori 53 bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë’ i Sali Berishës dhe Ilir Metës mori 7 bashki dhe 1 bashki e mori minoriteti grek.