Dy shpërthime të fuqishme në Diell shkaktuan stuhi gjeomagnetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor (SWPC) e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së (NOAA) tha se dy shpërthime të fuqishme në Diell, të regjistruara nga Agjencia hapësinore amerikane NASA kanë shkaktuar një stuhi gjeomagnetike

Sipas njoftimit të NASA-s, shpërthimi i parë diellor ka ndodhur në fundjavë, ndërsa i dyti të hënën, të cilët janë cilësuar si i llojit X, që janë në kategorinë “e nivelit më të fuqishëm”.

SWPC vuri në dukje se shpërthimet shkaktuan që dy masa të mëdha të hidhen nga dielli duke krijuar një stuhi gjeomagnetike, efekti i së cilës u ndje edhe në Tokë.

Në deklaratën e NOAA thuhet se stuhia, ndikimi e së cilës ka arritur në Tokë, mund të ketë ndikuar negativisht në komunikim në disa pjesë të Amerikës së Veriut.

Sipas NASA-s, shpërthimet në sipërfaqen e Diellit, krijojnë valë të fuqishme energjie që paraqesin rrezik për frekuencat e radios, rrjetet elektrike dhe sinjalet e navigacionit si dhe për anijet kozmike dhe astronautët./E.T

Të fundit

Inteligjenca Amerikane del kundër Trump: Programi bërthamor thjesht u shty

Sipas një raporti i siguruar nga CNN nga inteligjenca amerikane tregon se sulmet e fundit ajrore të SHBA-së ndaj...

“Nuk dua të largohem”, mesfushori lë Bayernin me gisht në gojë

Bayern po bënte plane për shitjen e Palhinha në merkaton e verës. I transferuar vjet për 51 mln euro, portugezi nuk ka treguar thuajse...

Aksident në aksin Fier-Cakran, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Cakran. Dy automjete tip “Ford” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëri-tjetrin dhe, si pasojë e...

“Rusia furnizonte Iranin me armatime”, Nesho: Trump i dha urdhër Izraelit

Ish-ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho, ka komentuar në Euronews Albania përplasjen Izrael-Iran dhe ndërhyrjen e SHBA për të shuar konfliktin. Agim Nesho deklaroi se...

Klubi i madh francez bie në kategorinë e dytë prej problemeve ekonomike

Në një zhvillim tronditës për futbollin francez, klubi historik Olympique Lyon është zyrtarisht i rënë nga Ligue 1 në Ligue 2 – jo për...

Lajme të tjera

Web TV