Humbje e madhe për mjekësinë/ Ndahet nga jeta mjeku i nderuar shqiptar (Emri+ Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga emrat  e njohur dhe të nderuar të mjekësisë shqiptare, Agron Panariti është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare.

Pas një beteje të gjatë me leuceminë, mjeku infeksionist dhe profesori mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët dhe të gjithë ata që patën kënaqësinë dhe nderin të punojnë dhe mësojnë nga ai.

Humbje e madhe për mjekësinë, ndahet nga jeta mjeku i nderuar

Miqtë e tij e përshkruajnë Agronin si një njeri me zemër të madhe dhe një legjendë e një epoke miqsh që nuk vjen më.

“Çtë shkruaj për ty Agron Panariti.. Njeriu i të gjithëve, mjeku humanist, që e doje bluzën e bardhë dhe pacientin deri në vetmohim, zemërfloriri dhe legjenda e një epoke miqsh që nuk vjen më. Fluturove, ike përgjithmonë. Parajsa është lumturuar sot, me vajtimin dhe trishtimin tonë të pamate.

Të qoftë dheu i lehtë. Përherë në zemrat tona. Rest in peace ,MIK”, shkruan doktoresha Lida Shosha.

Agron Panariti ka qenë një nga figurat e njohura të mjekësisë shqiptare. Mjeku infeksionist mbante mbi shpatulla një karrierë të gjatë. Gjithashtu, ai ka qenë dekan edhe në Universitetin e Mjekësisë./ S.M

Të fundit

Franca në panik, pëson ”dy black out”-e! Kana dhe Nice pa energji elektrike

Një zjarr i qëllimshëm në një nënstacion elektrik në perëndim të qytetit të Nices ka shkaktuar ndërprerje të gjerë...

10 familje të fshatit 6 muaj pa ujë të pijshëm, banori: Kam mbushur edhe në lokale

Kukës-Xhemal Matmuja, banor i fshatit Përbreg dhe baba i 11 fëmijëve, prej më shumë se 6 muajsh detyrohet çdo mëngjes të udhëtojë drejt qytetit...

Igli Tare në “çatinë” e botës, ish-sulmuesi kuqezi ka vendosur bastin e karrierës

Vendimi që mori në atë kohë mund t’i kishte kushtuar karrierën. Në 1992, në një Shqipëri në tranzicion pas rënies së regjimit të kaluar,...

Netët e poezisë në Korçë, poetë nga gjithë bota vijnë në Parisin e vogël

Korça është kthyer sërish këtë fundjavë në kryeqendrën e poezisë bashkëkohore, me nisjen e edicionit të 29-të të Netëve Korçare të Poezisë, një festival...

“Nesti Angoni është Blendi Gonxhe. Ai bëhet kryetar bashkie”

"E ka thënë Veliaj brenda qelisë, që Blendi Gonxhe është Nesti Angoni. Se kush e ka bërë puçin, këtë e dinë ata!” Kështu ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV