Ky aplikacion po ju vjedh mesazhet nga WhatsApp dhe Facebook!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreziku vjen për të gjithë përdoruesit e telefonave smart me sistem operimi “Android”, të tillë si Samsung, One Plus, Oppo. Xiaomi, Sonny e të tjerë.

Sipas studiuesve të sigurisë kibernetike në kompaninë Cyfirma, virusi instalohet në telefon pas shkarkimit të aplikacionit nga Google Play Store.

Bëhet fjalë për aplikacionin “SafeChat”, që tashmë nuk ndodhet në Play Store, pasi u zbulua aktiviteti dashakeqës. Megjithatë aplikacioni mund të vijojë të mbetet në telefonat që e kanë shkakruar më parë.

Gjithashtu kjo është një thirrje e rëndësishme për përdoruesit e Android, se jo çdo aplikacion që gjendet në Play Store është i sigurtë për t’u shkarkuar.

Në rast se instaloni aplikacione interesohuni më parë dhe shikoni me kujdes emrin e publikuesit. Shpesh aplikacione që s’kanë lidhje me Facebook, për shembull, hiqen si të kompanisë “Meta” duke imituar logot e ngjashme dhe emrin./ S.M

Të fundit

Vrau 52-vjeçaren në banesën e saj dhe i vuri flakën, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Policia e Pogradecit ka zbardhur rrethanat dhe autorësinë e ngjarjes së rëndë të ndodhur dje, në Pogradec, ku një...

Plagoset rëndë me thikë i moshuari në Durrës, detajet e para nga ngjarja

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës. Bëhet fjalë për një 70-vjeçar i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Autor i kësaj...

Shërbimi sekret serb, 10 vite që përdor “software” të dyshimtë vëzhgimi

Një dokument me shenjën “rreptësisht konfidenciale” i është drejtuar Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA). Ai përmban një ofertë për rinovimin e licencës...

Të shtëna me armë zjarri në qendër të Manhatan-it/ 4 të vrarë mes tyre edhe një polic

Katër persona, përfshirë një oficer të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, u vranë në Park Avenue në qendër të Manhattanit, pasi një person...

“Vrasës, kthehuni në shtëpi!”/ Familja hebreje sulmohet në Milano

Një burrë hebre francez u sulmua dhe u nxor nga një stacion benzine në Lainate, pranë Milanos, duke bërtitur "Palestina e lirë". 53-vjeçari u identifikua...

Lajme të tjera

Web TV